• |
ide | kryesore

Brazili duhet të gjejë një trajner tjetër: Carlo Ancelotti do të qendrojë te Real Madrid

-Instant, Sport
Ancelotti



Pavarësisht një sezoni me vetëm një titull, Kupën e Mbretit, Florentino Perez mban shtrënguar teknikun Carlo Ancelotti. Tekniku italian, nga ana tjetër, heq dorë kështu nga hipoteza joshëse për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane. Të gjitha mediat spanjolle pajtohen mbi faktin se, të paktën edhe një vit, Carletto do të qëndrojë te Real. Madje, sipas burimeve në Madrid, Ancelotti tashmë është duke punuar me drejtuesit për të krijuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Një skuadër të aftë për të fituar kampionatin dhe Champions League, objektivat minimale të një klubi me ambicie monstruoze.

Do të ketë një përforcim për çdo repart përveç në sulm, ku priten dy blerje. Njëri do të jetë Joselu, i cili do të mbushë boshllëkun që Mariano do të lërë të lirë. Tjetra do të varet nga vendimi i Benzema, i tunduar nga një ofertë nga Arabia Saudite. Francezi ka një vit më shumë të garantuar në Madrid, por arabët po insistojnë fort. Javën e ardhshme do të ketë lajme të reja në lidhje me këtë, në një mënyrë apo tjetër. Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “As”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *