• |
ide | kryesore

De Laurentiis i vë ‘syrin’ trajnerit: ka një klauzëolë prej 18 milionë euro mes Napolit e Conceiçao

-Instant, Sport
Conceiçao



Pas lamtumirës së Luciano Spallettit dhe refuzimit të Luis Enriques, Napoli vijon kërkimet për trajnerin e ri. Profili që kërkohet është ai i një njeriu të aftë të drejtojë skuadrën me titullin mbi gjoks. Në orët e fundit janë ngritur ndjeshëm kuotat e Sergio Conceiçao. Portugezi do të rikthehej në Serie A si trajner, pasi ka veshur si lojtar fanellën e Parmës, Inter dhe Lazios. Aurelio De Laurentiis i pëlqen profili i teknikut të Portos. E vetë trajneri portugez duket se është i interesuar të drejtojë kampionët e Italisë. Problemi, megjithatë, duket se është ekonomik. Jo aq shumë nga paga, sa klauzola e lirimit të tij. Në fakt, Conceiçao ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Porton, që kërkon 18 milionë euro të parashikuar në kontratën ekzistuese për ta liruar para kohe. Një shifër jo e vogël, e cila rrezikon të dekurajojë presidentin e Napolit.

Sigurisht që një vendim do të duhet të merret shpejt për të ndërtuar një ekip të denjë për të mbrojtur titullin. Sidomos, duke qenë se drejtori sportiv Giuntoli është ende me të ardhmen të panjohur. Fakti është se nuk mungojnë alternativat për pankinën.

Në rreshtin e parë është Vincenzo Italiano, i cili e ka rikthyer Fiorentinën në krye në Itali dhe në Evropë, të paktën për sa i përket kupave. Nga ana tjetër, kanë një lloj zbritje kuotat e Thiago Motta, pranë rinovimit me Bolonjën. Më pas është edhe sugjestionimi për Marcelo Gallardo, ish-trajneri i River Plate dhe aktualisht në kërkim të një skuadre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *