• |
ide | kryesore

Dea Michelle: Unë dhe Kristi jemi në një mardhënie

Arkiva, Paparazzi, Slider



Dea Mishel postoi një foto me Kristin, duke i vendosur mbishkrimin “Na zbuluat! E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin”.

Ky “rrëfim” vjen pas disa aludimeve në rrjet se mes saj dhe Kristit mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

Ajo ka shpërndarë edhe postimin e Ronaldo Sharkës, ku Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri, si për të vijuar lojën se ka diçka.

”Bravo Ronaldo, e kape lajmin i pari”- shkruan Dea me ironi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *