• |
ide | kryesore

Denoncimi i fortë i Berishës: Drejtuesja e SHISH ka vizituar Serbinë në mënyrë të fshehtë

Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se kryetarja e SHISH Vlora Hyseni, e ka nisur punën e saj me një vizitë sekrete në Beograd. Sipas Berishës, vizita e saj në Serbi është një ogur i keq, sa kohë që Shqipëria mbart informacione të klasifikuara, duke qenë se është anëtare e NATO-s.

Postimi i Berishës:

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s.

Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.

Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra.



9 Comments

  1. te lumte o berishe , se ka nevoje qe te dihet se ca ben rama per ti sherbyer vucic

    rama eshte tradhtari numer 1, dhe kllouni numer 1 i shqiperis, na cau karin me fredi belerin qe do me i marre bashkine e beri ceshtje nacionaliste kur ishte thjesht abuzim i rames pe rte marre bashkine nga ana tjeter shkon e ben temena vucic se ashtu i thote cuni i vogel i sorros

    administrata e biden eshte administrata me vari karin e amerikes .. veprojne si i do trapi lobuesve dhe skane aspak vijimesi ne politiken e jashtme, lobon sorros ec vlla shaje albinin publikisht

    fol o berishe se na mbyti injoranca ne kete vend

    1. Ti qenke kokrra e te paditurit me tru sa te peshkut. Ky palaco burre qe nuk njihte kunatin e vet tani shikon nga cdo brime celsi se cfare bejne te tjeret. Do jesh edhe ti kokrra e komunistit sa beson cdo fjale qe vijne era qelbesire nga goja e ketij komunisti te ngordhur.

      1. joooo, une besoj ato qe thote fuga me ramen!!! vetem ato qe thote lideri dhe partia ….po fus ketu dhe te debilizuarit si puna jote

  2. Tjeter vend fle leupri per ty o Sale. Nejse, then kete ka shum mundesi qe kjo qe po ndodh te ket qen e koordinuar midis Kurtit dhe Vucicit. Qe te dy e bejn per politik te brendshme. Kurti forcon rradhet e veta me nacionalizmin pa kompromis dhe shtyn sa me larg marveshjen per asosacionin qe eshte e qart qe nuk e do. Vucvici forcon pozicionin e vet duke ber si shpetimtar i serbeve dhe si nacionalist, qe te heqi vemendjen nga problemet e brendshem dhe te ris kuotacioni e vet ne kete moment qe eshte momenti me i keq ne karrieren e ketij. Qe te dy po luajn me zjarrin.

  3. Sa herë mbahen zgjedhje në Shqipëri Ramoviçi , për të ligjëruar kasaphanën e vjedhjeve , o këtej në Shqipëri , o andej nga Kosova do të organizoj “plasje bombash” megaton . Na edhe Vlora e Sh.I.Sh.-it në Beograd , ç’farë kurthi tjetër vallë po organizon ky qafir ? Mos vallë nga që nuk e eliminoj dot politikisht Berishën , dhe as me grushtin e atij që e nxorrën të çmendur , ka menduar me ndihmën e Vuçiçit ndonjë shkjaun e tij ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *