• |
ide | kryesore

Elbasan/ Dhunë ndaj babait dhe përndjekje e kanosje ndaj 24-vjeçares, arrestohen dy të rinjtë

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale. Një  23-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërsa një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht një  vajzë të re, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar shtetasin 24 vjeçar, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash. Po ashtu është vënë në pranga edhe një 23-vjeçar, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *