• |
ide | kryesore

Europol shkatërron grupin kriminal, në pranga edhe shqiptarë

Lajme, Të fundit



Europol së bashku me autoritetet italiane dhe spanjolle, kanë shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave. Në këtë operacion u arrestuan 33 persona të dyshuar, me shtetësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane.

Specialistë të pastrimit të parave nga “Guardia di Finanza” italiane sekuestruan 18.5 milionë euro asete. Struktura kriminale përdorte komplekse kompanish në vende si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto kompani lejonin që krimi i organizuar të maskonte llojin, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin dhe origjinën e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre.

Për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet ‘Black Market Pesos Exchange’. Ky proces zvogëlon rrezikun e humbjes së parave përmes konfiskimeve dhe lejon akses më të shpejtë në fondet. Europol ishte në ndjekje të bandës kriminale që prej majit të 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *