• |
ide | kryesore

“Fitoni duke vendosur autobusin para portës”, një gazetar e thumbon, Pellegrini i përgjigjet keq

-Instant, Sport
Pellegrini



Në prag të Sevilla-Roma, finalja e Europa League që do të luhet në Stamboll, skenën e mori Lorenzo Pellegrini. Në konferencën para ndeshjes, kapiteni verdhekuq iu përgjigj me ton një gazetari që u përpoq ta thumbonte me një pyetje për lojën e skuadrës.

“Çfarë u përgjigjeni atyre që thonë se fitoni duke vendosur autobusin përpara portës?” Kjo është pyetja që një gazetar i bëri kapitenit Lorenzo Pellegrini në konferencë për shtyp. Mesfushori iu përgjigj: “Na vjen të qeshim. Kjo është përgjigja e parë. E dyta është se të dish të përballosh një ndeshje, në nivel taktik, nuk do të thotë domosdoshmërisht të sulmosh si i çmendur dhe të vendosësh kundërshtarët në gjendjen më të mirë të mundshme për të shënuar gola. Për mua, ta trajtosh atë në mënyrën e duhur taktike do të thotë të përpiqesh të kufizosh skuadrën kundërshtare në atë që di të bëjë më mirë. Ne i kemi analizuar gjithmonë kundërshtarët tanë. Gjithmonë jemi përpjekur të kuptojmë se cila mund të jetë mënyra më e mirë për të kufizuar pikat e tyre të forta. Dhe të them të drejtën mendoj se ia dolëm, duke qenë se jemi në finale dhe kush flet shumë, sot nuk është këtu”.

Pellegrini iu përgjigj edhe pyetjes për të ardhmen e Jose Mourinho, i cili sipas zërave është afër lamtumirës: “Ne folëm me njëri-tjetrin me sinqeritet. Mendoj se është e drejtë që këto gjëra të qëndrojnë mes nesh. Kur të vijë koha, do të jetë ai që do të flasë për të ardhmen e tij”. Roma në vitin 2020 u eliminua nga Sevilla në fazën e 1/8 të Europa League e Pellegrini shpjegon se çfarë ka ndryshuar: “Po e lidh pak me pyetjen e autobusit. Të sakrifikosh dhe të bësh një vrap më shumë për shokun nuk do të thotë të vendosësh autobusin përpara, por të duash të jesh këtu sot. Dëshiroj të jem këtu sot. Mendoj se kjo ishte një nga pikat tona fillestare. E më pas erdhi trajneri, i cili na mësoi dhe na motivoi me mentalitetin dhe veçantinë e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *