• |
ide | kryesore

Janusz Bugajski: Ku po gabon SHBA me sulmet ndaj Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bugajski



Njohësi politikës së Ballkanit, Janusz Bugajski ka komentuar situatën në veri të Kosovës si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

“Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke shkurtuar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve, por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto”, – deklaroi Bugajski në një intervistë për RTK.

Më tej, Bugajski tha se kohët e fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj.

“Pra duket se ka një qasje dy-shtresore. Sa më agresiv që je, merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion. Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës”, – sqaroi Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

“Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me “normalizim të marrëdhënieve” dhe si arrihet atje, që duhet të nënkuptojë “njohjen e ndërsjellë”, sepse kemi pasur shumë marrëveshje, por asnjë lloj zbatimi” – tha Bugajski që shtoi se do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë, e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

“Uashingtoni duhet të bëjë një hap prapa, të marrë frymë e të kuptojë se çfarë po ndodh. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje”, – ishte përgjigja e Bugajskit.

Për qasjen kritike të administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një administratë që përpiqet të zbatojë marrëveshjen dhe rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se “nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë”.

“Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, – sqaroi Bugajski.

Për përgjigjen e Kurtit ndaj sekreatrit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështet plotësisht.

“Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodh është naiv. Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vërë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë dot një shtensionim të situatës”, – deklaroi Bugajski

Për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose u përket institucioneve të saj, ose nuk u përket.

“Uashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë me institucionet e saj në të gjithë territorin apo t’i lërë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla”, – tha ai duke bërë një krahasim me Luginën e Preshevës për një në kërkesë të ngjashme.

“Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë dhe nëse nuk ndodh kjo do të kemi më shumë konflikt”, – deklaroi Bugjaski.

Bugajski kritikoi edhe qasjen e opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë.

“Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë”, – deklaroi Bugajski.

Ai shtoi se “një front i bashkuar brenda Kosovës i ndihmon jo vetëm opozitës si të tillë, bile edhe në Serbi, por ndihmon të gjitha forcat që dëshirojnë ta shohin Kosovën si të suksesshme”.

Lidhur me raportet SHBA – Kosovë, Bugasjki shprehu besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja. Bugasjki kritikoi administratën e Biden për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi.

Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiqit për ta përdorur situatën në Kosovë për të ruajtur pushtetin vet përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në Serbi që të krijohet një pushtet tjetër. Bugasjki tha se administrata Biden mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që sipas tij është një politikë e dështimit. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *