• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama, më aleat më Vuçiçin se me Kurtin!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës.

Sipas tij, situata është shumë komplekse, por mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit. Ai shtoi se do ishte e vështirë të justifikoheshin kryetarët e komunave nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç “luan me dy porta” dhe ka interesa më të mëdha se komunat me shumicë serbe.

Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në këtë situatë, Lubonja u shpreh se kryeministri Rama i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Perëndimi, por ai “duket më aleat me Vuçiçin se me Kurtin”.

“Mundet që të akuzosh Kurtin duke u nisur nga ideja se në një vend ku kanë votuar vetëm 3-4% e njerëzve është e vështirë të justifikosh kryetarët e zgjedhur. Kurti mund të propozonte sërish zgjedhje. Mbrapa këtij sherri të vogël ka një luftë më të madhe. Serbët nuk duan të njohin Kosovën, kërkojnë asociacionin, etj. Këtu dalim në nivelin e tretë që është si e duan ndërkombëtarët këtë punë.

Ata duan stabilitet dhe nuk duan të hapet një front i ri lufte. Vuçiç luan me dy porta, ndërsa Kurti mendon se do ketë mbështetjen e Perëndimit duke parë se Vuçiç njihet si mik i Rusisë. Situata është shumë komplekse dhe zgjidhja më e mirë do ishte një marrëveshje që të ketë zgjedhje dhe serbët të marrin drejtimin e komunave. Nuk ka kuptim që të mbahen me polici.

Kurti mund të ketë menduar se serbët nuk do reagojnë ose se partnerët do e mbështesin. Në këtë rast gjykoj se më tepër se kundërshtimi i Amerikës duhet ta shtynte Kurtin një dimension demokratik ku nuk mund të njihej zgjedhjet kur votojnë 3% e popullatës. Kurti duhet të njohë pak më mirë historinë se sa ka vërtet këllqe të kundërshtojë Amerikën që ka çliruar Kosovën. Amerika këtë nuk e bëri për Kurtin, por për interesa gjeopolitike.

Amerikanët kanë interesat e tyre, nuk është si prindi i madh që kujdeset për ne gjithmonë. Një telefonatë mes Vuçiç dhe Kurtit do mjaftonte për të ndaluar këtë situatë, por problemi është se kjo çështje është më e thellë. Vuçiç nuk ka hallin e kryetarëve të komunave, por se si do shkojë çështja e Kosovës. Ai do një copë të Kosovës, ndërsa ka edhe faktorët ndërkombëtarë që nuk e duan. Me ndërhyrjen me polici Kurti e ka ndihmuar Vuçiç duke thënë se nuk duan asociacionet. Kurti kërkon ta shtyjë këtë dhe konflikti bëhet për këtë kontekst.

Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.



6 Comments

  1. Opinion shum i vakët i Lubonjës. Këtu bëhet fjalë për jetë a vdekje të paevitueshme të Kosovës, ndërsa analisti jep mendime të “matura” ndaj situatës. Duket që nuk i njeh mirë se me kë ka të bëjë.

    Duhet të jesh i ashpër dhe bruto me Ramën dhe sorrosianet e tjerë, të vendit dhe të huaj. Dhe prapë ke thënë pak!!

    1. O Miri, Lubonja eshte me analizen e urejtjes, edhe jo te mendimit te drejte, Rama eshte ai qe e ka thene hapur, qe Serbia te njohe Kosoven, Rama flet per te drejtat e Kosoves, edhe jo shume large, kur Rama mbrojti Kosoven keta analista ju kundervune, , kur e kritikon Albinin pra eshte me Serbine, flisni njehere me llogjike edhe me analize te qarte jo me urejtje se ajo si lejon te shikojne perpara

      1. Nuk e di se për çfarë mendimi të drejtë e ke fjalën, por edhe atëherë që Rama tha që Serbia të njohi Kosovën e tha sa për të larë gojën, se ashtu thanë disa vende evropiane. Pse nuk e vazhdoi më tutje edhe kur të tjerët nuk u ndinë më?! Pse u rradhit krah Vuçiçit tani?!

        T’a marrësh vesh mor mik është se Ram kokaina i merr urdhrat nga jashtë dhe janë ata që e mbajnë në këmbë. Ai (dhe klika e tij) na ka shitur të gjithëve. Ai është njeri pa din e pa iman.

        Të lutem mos u trego naiv, nëse nuk je simpatizant i regjimit në fuqi! Kujto çështjen e “mbyllur” McGonigal.

  2. O Agron,rama eshte deklau o burr vuqiq e kom vlla ,Kurtin mik,e dyta me tregoj ni rast Kur rama yt ka kritiku vllaun,dhe ate deklaraten ne Beograd SE Kosoven duhet pranu Serbia,eshte per ndoni barij qe SE kupton gje nga politikan…!Shum ma mire do ishte te kerkonte te drejtat e shqiptareve ne lugine.E din ti SE ata vllezer ton e kan te ndalume me ligj flamurin kombetare.Por ju qe Jeni pjelle e ps Jeni verbu per fat te keq ,KY e shkatrroj vendin…

  3. Kapakun e analizes ia ka thene ne fund, qe eshte shprehja me pasqyrore e fshetesise politike e Rames me vella Vucicin. Lubonja duhej ti kujtonte ketij diktatorit tone se dhe ky i beri zgjedhjet pa opozite, te cilen e sulmonte ambasadorja amerikane, dhe e mbajten pushtetin lokal e teresor per kater vjet. E kush nga keta nderkombetare kritikoi pushtetin monist,,,,asnje, biles kane lare kryet e qenit, e akoma e perkrahin me te gjithe te zezat ant,i ligjore e anti demokratike qe ka pasqyruar gjate pushtetit te partise sekt. Per ne kosove sot po bejne namin, e nuk i pranojne te zgjedhurit qofte me ate pakice, qe vete keta perendimoret ia pranuan zgjedhjet pas terheqjes se pakicave serbe te urdheruar nga qeveria serbe. Sot, ndryshim drastik ndaj vet politikes se tyre. Dyshime te ngjall kjo loje politike, apo kurth per te permbysur qeverineKurti, e te vendosin sherbetore te njejte si ne Shqiperi.Pra te besojme, apo te dyshojme se cpo behet me popullin me te vjeter te ballkanit. Cpo behet me kufijt e trojet tona. Kjo situate po tregon se perendimi me deshire ka qe te perkrahe serbine, se shtetin qe u mundua ta cliroi vete. Mbase rrethanat kane ndryshuar ne politike, por qe te armatosesh vrasesit e ballkanit, ti inkurajosh ata, serbet, me mire sillni Rusine qe te dijme armikun .Shqiperine e Shqiptaret nuk i paskan dashur edhe ata qe kemi enderruar per demokraci, por vetem per lojra e servile te tyre.Me gjithate, ne se kombi te kishte patur per here ALBINA, Sot mbase do ishim edhe ne si kombet e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *