• |
ide | kryesore

Majk zëvëndëson Ghetto Geasy me Ledrin dhe Capital T

Paparazzi, Slider



Besojeni ose jo tre reperët më të mirë të tregut tonë muzikor, Ledri Vula, Majk Kaveli dhe Capital T do të vijnë bashkë në një projekt dhe shumë shpejt madje.

Reperët kanë lajmëruar këngën e tyre të rradhës e cila do të publikohet më 3 qershor në orën 1 të mesditës. “Yjet dalin natën” duket se do të titullohet bashkëpunimi i tyre dhe në mezi po presim për këtë trio që padyshim do na servirin një hit të padiskutueshëm.

Pasi u bë me dije se Ghetto Geasy dhe Majk kishin ndarë rrugët e tyre në muzikë dhe pasi Selimi u shfaq së fundmi me Tunën dhe me Cozman (që u duk si një zëvendësim i bashkëpunëtorit të tij të përhershëm, Majk) edhe ky i fundit duket se e paska zëvendësuar reperin ne mënyrën më të mirë. Me dy të tjerë madje, super të suksesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *