• |
ide | kryesore

Nuk zhgënjen Edi Rama/ Fajëson Albin Kurtin për situatën në veri të Kosovës

Kryesore, Lajme



Presioni i fortë ndërkombëtar e ka vendosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nën një pozicion të vështirë. Deklaratat kritike të amerikanëve dhe të europianëve ndaj Kurtit, rrjedhimisht po i shkojnë për shtat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç këto ditë. E gjithë situata duket se nuk ia ka prishur humorin kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, madje në konferencën e Bratislavës, ai lëshoi edhe batuta për atë që ndodhte në veri.

“Përpara se të vijë vera kemi gjithmonë problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh gjithmonë në verë, ndoshta sepse në Kosovë e në Serbi nuk kanë det dhe kokat nxehen” u shpreh Rama.

Në fakt, ajo që ndodhi këto ditë në veri të Kosovës nuk pati asgjë për të qeshur. Grupe serbësh të nisur nga Beogradi mbajtën të bllokuar godinat komunale përmes dhunës. 30 ushtarë të KFOR mbetën të plagosur nga përplasjet, ndërsa disa prej protestuesve u identifikuan si pjestarë të policisë së Serbisë.

Për t’i sjellë më afër hijet e luftës, ushtria serbe lëvizi pranë kufirit me Kosovën në gjendje të lartë gadishmërie, me urdhër të Vuçiçit. Këtë fakt të përcjellë me shqetësim në mediat botërore, Rama e shumëzoi me zero.

Në shpjegimin që bëri ai, dy janë arsyet e përplasjeve të dhunshme. E parasepse palët janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshjeje historike. Tani, të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojmë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’ju duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre, të nevojës për të jetuar e për të luftuar”.

Shkaku i dytë, sipas tij janë kryetarët e komunave që nuk përfaqësojnë qytetarët serbë. “Tani ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht, që në këndvështrimin tim nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të popullsisë, ndërkohë që 99% e komunitetit aty nuk kanë votuar e ndihen të pa përfaqësuar” u shpreh Rama.

Bratislavë/ Kurti shpjegon versionin e tij të konfliktit në veri

Që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia faturon Albin Kurtit fajin për acarimin e situatës në veri nuk vjen surprizë. Deklaratat bëhen në vazhdën e një profili që ai e ka ndërtuar prej vitesh tashmë si një politikan që thuajse në çdo mosmarrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, ka zgjedhur këtë të parin.

Ndërsa e komentonte këtë qëndrim të kryeministrit të Shqipërisë, gazetari Fatos Lubonja tha se një nga shkaqet që Rama duket më shumë aleat i Vuçiçit se sa i Kurtit është fakti se ai ka një lloj alergjie për këtë të fundit.

“Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.

Përtej deklaratave që fajësonin Kurtin nga liderët perëndimorë, kësaj radhe SHBA vendosi anulimin e stërvitjes “Defender 2023” në Kosovë, një stërvitje e përbashkët me FSK, që ishte parashikuar të zgjaste disa ditë. Në anën tjetër, pas përleshjeve në veri, NATO dërgoi 700 trupa shtesë në Zveçan Leposaviç dhe Zubin Potok që e kanë qetësuar menjëherë situatën./Lapsi.al



18 Comments

  1. Problemi ,qe nuk e thote asnjerl,as kombetaret e as nderkombetaret ështe se cilin ligj ka shkelur Albini,cilin ligj ndërkombetar nuk ka zbatuar ose e ka zbatuar me mangesi. Pra ne perputhje respektimin e standarteve ndërkombetare kryeministri kosovar ështe ok.Ndersa ne perputhje me pazaret nderkombetare qe behen nën rrogoz lidhur me cështjen kosovare,patjeter qe Albini del fajtor.Po cti bësh,ai keshtu eshte,njeri i parimeve dhe rregullave te pranuara nderkombetarisht,dhe me to ai nuk ben pazare.Tufa e politikaneve servile e pazarxhinj ne kurriz te interesave te shqiptareve kane rastin te shpalosin talentin e te qenit servil e i nenshtruar thesht per te marr nje karrige pushteti.Prandaj rendin me vrap ta quajne Albinin antievrpian e antiamerikan,

    1. Ky rrobqiri Edi Flames so plumbing ne KokBythqiri drogaxhi bashke me Homoseksualin Vucic, Zaevi I Maqedonise dhe Abazovic I Malot te Zi bashke me Micotaqis te Greqise Jane te gjithe kurvat e Sorrosit

        1. Nëse duam të kuptojmë se kur është kapur me presh në dorë Rama me ndonjë veprim të pandershëm, për fat, nga problemet e tij psiqike ai i tregon emocionet e tij edhe në publik me ekspresionin e syve. e të mimikës së fytyrës.
          E kemi parë këtë fenomen në çdo rast kur është kapur gafil me zbulimin e intrigave të tij.
          Nëse e keni parë Ramën në paraqitjet në TV shqiptare pas zbulimit të aferës korruptive me McKonigal, fytyra e tij nxin fare e bebet e syve i lëvizin në mënyrë të pavullnetshme majtas e djathtas.
          Po e shihja mbrëmë në intervistën me Fevziun .
          Ngjarjet e fundit me komunat në veri të Mitrovicës në Kosovë, zbuluan publikisht intrigat e tij me Vuçiçin për ndarjen e tyre , e bshkimin me Serbinë, plan i kahershëm ky i nacional-shovinizmit serb.
          Rdhe varianti tjetër i “Open Ballkan”, shqip e thënë një Jugosllavi e re me Serbinë në krye ku do të futet edhe Shqipëria, është plani i dytë Rama-Vuçiç që ka dështuar.
          Është kjo arsyeja që mbrëmë tek Fevziu Rama përsëri nxinte në fytyre, e sytë i lëviznin çakërdisur.

  2. Kurti dhe Berisha kane hedhur Shba ne gjyq
    Idiot noterik.
    Hiqeni ate plehre qe vetem armiq prodhon.
    Ik more mut.

  3. Vetem arqen arixhiu eshte i mire se ju qi grate dhe ju rregullon edhe rracen.
    Ne vijim do quheni rracqira.

  4. Arqen arixhiu eshte me i miri se ju qi grate dhe ju rregullon edhe rracen.
    Ne vijim quhesh rracqire.
    Nuk je pa identitet e ke nje emer.

  5. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë : “Shtrij këmbët sa ke jorganin”.
    Kjo thënie vlen më shumë për politikanët shqiptarë por ama vlen edhe për gjithë popullin tonë.
    Gjatë diktaturës 47 vjeçare enveriste, propoganda e diktatorit rrënjosi në popullin tonë idenë e marrëzishme se ne jemi qendra e botës, e si pasojë ne u izoluam nga gjithë bota, edhe nga perëndimi kapitalist demokratik, edhe nga perandoria komuniste lindore.
    Nuk e ka thënë ambasadorja amerikane shprehjen se “bar do të hamë e armikut nuk do ti shtrijmë dorën” po kjo thënie ishte letmotivi i politikës diktatoriale të paranoiakut Enver Hoxha.
    Pamvarësisht se Shqipëria bëri mirë që u shkëput nga perandoria komuniste e lindjes në fillim vitet 60-të të shekullit të kaluar, kjo shkëputje nuk u motivua me dëshirën për ti shpëtuar sistemit diktatorial komunist të modelit stalinist , po e kundërta, kur të gjitha vendet e lindjes komuniste u shkëputën nga ai model, Enveri për të ruajtur pushtetin e tij absolut, na solli “dimrin e vetmisë së madhe”, izolimin nga e gjithë bota.
    Në ato vite, pjesa më e madhe e popullit shqiptar që pati vuajtur diktaturën kriminale të Hoxhës, ju gëzuan asaj ndarje, me shpresën iluzore se Shqipëria do ti bashkohej perëndimit demokratik.
    Por AJME !
    Vajtëm keq e më keq .
    Pranuam “të hanim bar” e të mbanim një diktator mizor mbi kokë si Enveri edhe 25 vite të tjera.
    Sot Shqipëria nuk ka një diktator komunist , po një aventurier kanabist, që me hipokrizi shitet si mik i SHBA e Europës perëndimore.
    Sot, paradoksalisht, një ndër themeluesit e partisë së parë demokratike, opozitare me ish Partinë e Punës, alias Partia socialiste, z. Berisha, i ka hapur luftë perëndimit meqë me intrigat djallëzore të aventurierit politik Rama e së majtës ndërkombëtare e të djathtës liberale të çoroditur, ushpall non grata për SHBA e Britaninë e madhe.
    Nëse duam të analizojmë se kush është Edi Rama e çfarë përfaqëson ai në politikën shqiptare, mjafton të përmendim thirrjen që ju bëri ai kryetarëve të bashkive që fituan me vota të manipuluara.
    E kemi dëgjuar këto ditë të shkojë në qytetet më të mëdha të Shqipërisë për të “falenderuar popullin socialist” për votat që i dhanë atij e jo kryetarëve të bashkive që i ka quajtur “gomerë” e të “pa njerëzishëm”.
    Në këto paraqitje groteske e qesharake, ai e ka pranuar se PS nuk ka qenë “e njërëzishme” me qytetarët e ky farë kampioni i antinjerzillëkut, ju bënte thirrje të përzgjedhurve prej tij, që të vazhdojnë e të mashtrojnë popullin jo duke ju a plotësuar nevojat e tyre e zgjidhur hallet e shumta, por duke u sjellur “njerëzishëm” si Lali Eri, pra “fjalë të mira e gurë në trastë”, siç thotë populli.
    Nga ana tjetër Berisha, ndonëse i sulmuar padrejtësisht e dinakërisht nga Rama, duhet pranuar se humbi shumë nga konsiderata e liderit historik demokrat, me lëvizjen egoiste të foltoreve.
    Pamvarësisht gabimeve të tij gjatë karierës politike, e duke parë të pa motivuar me fakte shpalljen e tij non grata, më ka bërë përshtypje tepër negative rikthimi i tij në politikë , e i mikluar nga thirrjet e disa militantëve fanatikë “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, doli haptaz me maninë e kultit të individit.
    Që nga foltorja e parë e në vazhdim deri sot, ai në paraqitjet publike flet me superlativa për veten e bile edhe e përmend edhe veten e tij me emër Sali Berisha, si i vetmi “shpëtimtar” i demokracisë.
    Po në të njetat ujra shkon edhe Ilir Meta që tund kërcënueshëm duartë duke deklaruar se cilido që do të vjedhë një votë, do ti pritet një dorë, ndonëse partia që ka drejtuar ka pasur raste që ka vjedhur vota me të dy duartë nga të dy krahët e politikës.

  6. po ne 2019 15% e popullsise votoi per 60 psiste. ne Shkoder me porten bosh dolen huq se cuni i mjeshtrit te madhe te pordhes kishte shit hashash ne firence. Ne 2023 e korrigjoi shenjestren dhe numeroi votat e opozites me aktivistet e vules. Tani qe e vuri ne terezi ky dhe baba ne stamboll i jep mend Albinit. pse nuk flet per ballkanin e shqyer? pse nuk sheh cmimin e energjise qe te gjihe po e ulin dhe ky do e ngreje qe te laje leket e anijeve ne vlore qe nuk prodhuan asnje kWh….

  7. Kjo eshte gjuha e nje politikani te pjekur, lider i niveleve Europiane dhe Boterore.

    PS: ndersa titulli si gjithmone keqdashes si pasoje e zhelozise se autoreve per arritjet e Rames.

  8. Kryeministri Kroat përkrah Kosovën, kryekarministri i Shqipërisë përkrah Serbinë. O tempora, o mores. Palla jonë veç shqiptar nuk është.

  9. Kryemafiozi i Ballkanit, Rama, serish ne avazin e vjeter te injorances tipike qe karakterizon tiranet autokrate-duke lepire cka peshtyre dhe vice-versa. Nuk kane kaluar as dhe nje muaj nga zgjedhjet lokale ku “kryetaret” e mafies mavi u zgjodhen nga “46% e 30%” te zgjedhesve, pra 15%!!! Aq sa dhe administrata e tij hajdute! Dhe ka moral te jape mend per Mitrovicen.

    Ne fakt, ai eshte ne hall. Aleanca me qarqet e korruptuar te Washingtonit vazhdon, ndoshta me ndonje McGonigal te ri ne skene . I jane sulur serish Kurtit per ta permbysur nga pushteti me keto lloj operacionesh patetike. Testi eshte per Kosoven dhe nese ajo do vazhdoje me lirine, pra me te zgjedhur demokratikisht si Kurti, apo do rikthehet sic rajoni i Ballkanit “te hapur” nen thundren korruptonjese te ujqerve “te luftes”. Do te ece perpare me lidership prej verteti, apo pas nen muter-shipet neokomunisto-spiune si Vucic, Rama apo makar Thaci. Keshtu do mesojme se kush jane ne te vertete vlerat euro-atlantike, paperkulshmeria ndaj korruptimit te kuq apo ndarja e qeses pas perdes.

    1. Kurti nga pikpamja politike është lider i vërtetë prandaj dhe shqiptarët atje, largpamës e inteligjentë e votojnë. Kurse e kundërta ne Shqipëri. Shqiptarët këtu nuk shofin jo më larg se e nesërmja,duan tallava e batuta rrugës një gotë raki e pak djath. Inteligjenca e tyre të votojnë një karagjoz e drogaxhi hajdut e antishqiptar që ktheu diktaturën. Dhe ka kurajon të kritikojë Kurtin!!!Kjo është nga “largpamësia”e shqiptarëve në Shqipëri që ndjehen mirë në diktaturë.

  10. Edhe une mbeshtes zgjidhjen qe kane dhene BE dhe USA per qetesimin e gjendjes.
    Dhe shume shqiptare te tjere mbeshtesin kete gje , pamvaresisht si shprehet Rama .
    Ore , nuk e kuptoni qe me kte lajm ju i jepni me shume pik Rames ?
    Duket sikur e sulmoni , por i jepni me shume besueshmeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *