• |
ide | kryesore

Parandalohet një atentat në Berat, shpallen në kërkim 3 persona

Lajme, Të fundit



Parandalohet një atentat ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal.

Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.

Gjithashtu, shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *