• |
ide | kryesore

Protestat në veri/ KFOR shton masat, vendos rrethim me tela me gjemba

Lajme, Të fundit



Një numër më i madh i serbëve janë mbledhur sot para ndërtesës së Komunës së Zveçanit qysh para orës 07:00 të mëngjesit.

KFOR-i sot i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një.

Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.

Gjithsesi, situata për momentin është e qetë.

Së bashku me serbët e mbledhur, protestës këtë mëngjes i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.



1 Comment

  1. Rrethimi me tela me gjemba fillon ne okb atje ku vihen rregullatoret e organizimit jetes dhe ekujlibrat duke fillu me lirit te drejtat dhe gjithcka ne menyrr te barabart por kur atje fillon e mbaron me hile dhe ne terren do pasqyrohet hilja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *