• |
ide | kryesore

Rama në Forumin e Bratislavës sulmon BE-në: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë dhe ndër të tjera foli për hendekun që ekziston mes vendeve anëtare të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ndodhet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkohë që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar që të jetë pjesë e samitit.

Në fjalën e tij Rama, foli në lidhje me pandeminë e Covid 19, ku tha se nëse nuk do të kishte qenë presidenti i Turqisë, Erdogan në Shqipëri do të kishte pasur më shumë vdekje.

“Momenti më befasues i hendekut mes fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia.

Kur të gjithë ne u izoluam tërësisht. Dhe pamë vendet e BE që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre.

Dhe kur erdhën vaksinat, bënë një shpërndarje të tyre skartoi tërësisht faktin që kishte 6 vende të rrethuar nga kufijtë e BE kishin po aq nevojë.

Ajo çfarë ndodhi ishte që ne si shqiptar, vrapuam të Turqia, Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia te të gjitha me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët.

Nëse nuk do të kishte qenë për presidentin e Turqisë Erdogan, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje. Ndërkohë që BE kujdesej vetëm për veten e vet dhe u deshën shumë kohë që ata t’i kthenin sytë nga ne dhe pastaj situata ishte mirë se na dhanë shumë vaksina. Kjo ishte një marrëzi, por ishte realiteti.”– tha Rama.



21 Comments

      1. O te qifte Putini ty!

        Madje jo Putini, por Lavrovi!

        Se duket me seksi Lavrovi! Se c’ka nje shikim magnetik! 😂

          1. Me fal se harrova te vendos emrin!

            – i Juaji Jorgo Palikaris 😂😂😂

            Dhe po shtoj edhe nje tjeter jam qe jam:

            Po te ishte gjalle do te thoshja: te qifte Brezhnjevi!

            😂😂😂

  1. Nje mirenjohje e thell per turqin sepse luan nje rol shume te rendeshime ne te gjithe rajonin dhe ne te gjithe europen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *