• |
ide | kryesore

Real Madrid e Barça nuk mund të përdorin më El Clasico për të sponsorizuar sfidat mes tyre

-Instant, Sport
El clasico



Gjykata spanjolle e Patentave dhe Markave ka vendosur që Real Madrid dhe Barcelona nuk do të mund të përdorin më markën El Clasico për të nxjerrë në pah përplasjet mes dy skuadrave më të suksesshme në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona pësojnë kështu një humbje në frontin ligjor, që i godet të dy klubet e famshme. Gjykata spanjolle e Patentave dhe Markave në fakt ka refuzuar kërkesën e bërë nga Blancos në emër të të dy klubeve. Idea ishte për të mundësuar përdorimin e El Clasico për të sponsorizuar ndeshjet mes dy skuadrave.

S’ka më marketing apo reklama nga ana e të dy skuadrave me termin që tifozët e futbollit kanë përdorur gjithmonë për të përcaktuar sfidat e lavdishme mes dy skuadrave më të titulluara në Spanjë. Një sfidë që kishte dhe ka shumë implikime politike, por edhe sportive, por që nuk mund të quhet El Clasico.

Arsyet e Gjykatës së Patentave dhe Markave mund të gjurmohen në ekzistencën e një marke tjetër, “LaLiga: ElClasico”. Apo më saktë, sponsorizimi që La Liga i bën ndeshjes më të rëndësishme të kampionatit. Gjykata kishte frikë se ekzistenca e të dy markave mund të krijonte konfuzion mes entuziastëve. Kështu, dy klubet nuk do të jenë më në gjendje të fitojnë para duke e komercializuar sfidën historike. Vetëm La Liga do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Një vendim që i lë të gjithë paksa të hutuar dhe të pakënaqur, përveç Tebas, president i ligës spanjolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *