• |
ide | kryesore

Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja kush do të ndryshojë fanellë

-Instant, Sport
Pochettino



Maurizio Pochettino sapo ka mbërritur, por është gati për një revolucion te Chelsea: 15 lojtarë janë në listën e largimit. Sipas Daily Mail, me ardhjen e argjentinasit Pochettino në pankinën e Blues, janë të shumtë lojtarë që duhet të largohen. Jo vetëm sepse organika e klubit është e stërfryrë, por edhe sepse një pjesë e mirë janë jashtë planit të tij për të rithemeluar klubin. Vitin e kaluar pronësia ka investuar 600 milionë euro por është jashtë garave evropiane. Mes atyre që do të largohen është edhe Joao Felix: lajm i konfirmuar nga Atletico Madrid që zotëron kartonin e talentit portugez.

“Bye Felix”, ka shkruar Star Sport. Për Daily Mail, Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi me siguri do të largohen nga Stamford Bridge, si dhe padyshim Joao Felix. Me dyshim është edhe César Azpilicueta, Marko Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante. Ish-napolitani Kalidou Koulibaly gjithashtu mund të largohet, ndërsa Denis Zakaria e sigurt që do të kthehet te Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *