• |
ide | kryesore

Video/ Finalja e Europa League po rrezikohet keq nga tejmbushja: tifozët po futen dy me një biletë

-Instant, F1, Sport, Video
Europa Leaguea



Kaosi shpërthen në Puskas Arena në Budapest para finales së Europa League Sevilla-Roma. Siguria nuk duket në nivelet e larta dhe ajo që po rrezikon aktin e fundit të kompeticionit në Hungari është tejmbushja e impiantit. Shumë tifozë hynë në stadium nga dy, por duke përdorur një biletë të vetme. Në pamjet e publikuara nga El Chiringuito TV, dy tifozë shihen duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit teksa kalojnë nëpër rrotullat, duke përdorur një biletë të vetme. Dhe e gjithë kjo pavarësisht se menjëherë pas “filtrimit” janë stjuardët e stadiumit të zgjedhur për finalen e Europa League. Siguria e stadiumit të Budapestit nuk po bën asgjë për ti ndaluar dhe po i lënë tifozët të kalojnë.

Telashet kanë filluar që më herët në fakt. Tre tifozë të plagosur në përleshje e shtatë të arrestuar. Ky ishte vlerësimi fillestar i përplasjeve të ndodhura pasdite në rrugët e Budapestit, para Roma-Sevilla, finalja e Europa League. Policia hungareze bëri të ditur se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një sherri. Shtatë të arrestuar dhe të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e konvergjencës së ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente. Madje, duket se ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ultrasit e Krakovës po përgatisnin një ekspeditë në Hungari për finalen e Europa League. Kjo sepse ata prej rreth dhjetë vitesh janë protagonistë të përplasjeve me tifozët andaluzianë. Në vitin 2015 ata sulmuan tifozët e Sevillas në Mançester, para një ndeshje kundër City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *