• |
ide | kryesore

VIDEO/ Raketa ruse bie në mes të Kievit, por makinat shpëtojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kievit



Janë bërë virale pamjet e fiksuara nga një kamera e instaluar në makinë që udhëtonte në një nga rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Një raketë ruse ka rënë në mes të ditës pranë një makine, por nuk ka shpërthyer. Incidenti ndodhi të hënën në një sulm të pazakontë gjatë ditës.

Në video duket raketa që bie në mes të rrugës, shumë parë dy makinave të bardha. Raketa është shpërbërë në disa pjesë për shkak të rënies, por nuk ka shpërthyer. Disa nga pjesët kanë goditur makinat ndërsa është shkatërruar edhe një semafor.

Më pas duket një tym që del, por makinat vijojnë të qarkullojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. BBC raporton se raketa mund të jetë kapur fillimisht nga mbrojtja ajrore ukrainase përpara se të binte në tokë. Fragmentet u mblodhën më pas nga policia për hetime të mëtejshme.

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se do të ketë një përgjigje të shpejtë ndaj një serie sulmesh raketore ndaj Kievit. Zyrtarët thanë se të gjitha raketat u rrëzuan dhe nuk kishte raportime për viktima. Megjithatë, mbetjet ranë në zonat e banuara të Kievit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *