• |
ide | kryesore

Eksperienca sfidon entuziazmin në finalen e Kupës: Tirana për trofeun e 17, Egnatia për historinë

-Instant, F1, Sport
tirana

Tirana-Egantia një finale për tu luajtur, një trofe për tu fitur. Edhe pse për Tiranën e Egnatian ka domethënie të ndryshme. Bardheblutë shkojnë në aktin e fundit të Kupës së Shqipërisë me tërbimin e një titulli të humbur në metrat e fundit. Rrogozhinasit, pasi bënë historinë me arritjen në Europë duan prestigjin: trofeun e parë absolut në elitë.


Në neutralin Elbasan Arena, në orën 19:00, Tirana e supertitulluar prezantohet për herë të 27 në një finale kupe, me 16 trofe të fituara e 10 të humbura. Pikërisht ai 39% mundësi që kryeqytetasit lejojnë statistikisht e bën Egnatian të shpresojë në prezantimin e tyre të parë në finale. Përtej precedentit të vetëm mes tyre në Kupë, 33 vjet më parë, kur Tirana imponohej 7-1, rrogozhinasit këtë herë kanë tjetër ide. Të tretët në kampionat, pikërisht pas dy kryeqytetasve që e mbyllën me pikë të barabarta, skuadra e Tetovës nuk është favorite me histori, por është me organikë e udhëhequr nga një super dyshe si Dwamena-Kasa e me një soliditet difensiv për tu komplimentuar nën urdhërat e Memollës.


Shehi në anën tjetër kërkon një trofe të dytë sezonal pas Superkupës, por ka vetëm 11 lojtarë të përdorshëm: të njëjtët që fituan 2-1 me Erzenin. Pankina është e gjitha U-18, ndërsa të skualifikuarit janë 6 e të dëmtuarit 3. Tirana nuk e fiton kupën që prej 2017, kontroversialisht sezoni kur bardheblutë ranë nga Kategoria, por kërkojnë një përgjigje krenarie për tifozët, të dëshpëruar për mënyrën si humbën titullin e fituar nga Partizani, që fitoi me Teutën për të ngritur lart trofeun e 17 në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *