• |
ide | kryesore

FOTO/ Karsdorp tërboi Ceferin gjatë ceremonisë duke refuzuar medaljen në qafë: gjesti i sllovenit, intimidues

-Instant, Sport
Karsdorp



Rick Karsdorp u bë protagonist në përfundim të ndeshjes mes Seviljes e Romës, duke zemëruar Ceferin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Mbrojtësi refuzoi të mbante medaljen rreth qafës, në mënyrë demostrative. Një imazh me të cilin jemi mësuar, ai i të dytëve që nuk e pranojnë me dëshirë medaljen e argjendtë pas humbjes së një finaleje. Është e natyrshme të mos jesh i kënaqur me humbjen dhe për rrjedhojë të mos kesh shumë durim kur të duhet të parakalosh para publikut dhe kamerave televizive për të marrë një çmim thuajse ngushëllues. Mourinho ishte më se i qartë në këtë pikë. Ai hodhi medaljen e tij në publik dhe ajo përfundoi në duart e një tifozi të ri të Romës.

GJESTI I KARSDORP

Më pak goditëse, por shumë më e rrezikshme ishte zgjedhja e Rick Karsdorp, në lidhje me medaljen. Mbrojtësi i Romës, i cili nuk doli në fushë në finale, ishte ndër të parët në radhë për të marrë medaljen e argjendtë. Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ua dha direkt lojtarëve. Kur para tij u paraqit mbrojtësi i krahut verdhekuq, slloveni tentoi t’i vinte medaljen rreth qafës. Danezi reagoi duke zgjatur dorën duke treguar se nuk dëshironte ta mbante. Në atë moment Ceferin u zemërua dhe me një vështrim therës intimidoi lojtarin që ta vendoste në qafë dhe të vazhdonte.

Karsdorp nuk kishte zgjidhje, por sapo kaloi presidentin e UEFA-s e hoqi nga qafa dhe e mbajti në dorë. Kush e di se çfarë bëri me atë medalje, nëse edhe ai e hodhi diku apo e mbajti. Në fund të fundit, gjithmonë bëhet fjalë për një medalje argjendi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *