• |
ide | kryesore

Krasniqi: Kurti s’mund të flasë për 2 kryetarët e PDK në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Krasniqi



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se veprimi i kryeministri Albin Kurti në veri ka qenë veprim i izoluar dhe pa konsultuar. Krasniqi në një lidhje drektë në Tv Klan ka akuzuar Kurti për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.

“Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z.Rama apo me z.Grubi sepse ai nuk është konsultar as me partnerët kryesorë të Kosovës.

Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja” – tha ai.

Krasniqi ka folur edhe për kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët janë nga radhët e partisë së tij, ku ka thënë se ata janë duke e ushtruar detyrën e tyre në ambiente të tjera.

“Kryetarët e PDK në Zubin Potok dhe Zveçan, duke pasur parasysh përshkallëzimin e situatës, kanë vazhduar punën në zyra të tjera komunale por jo në zyrat e qytetit” – tha ai.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që janë nga PDK-ja.

“Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera. 



3 Comments

  1. Keta qe e akuzojne Kurtin pothuajse per gjithshka qe nga 2008 o jane te shitur tek armiqte e Kosoves ose jane injorante. Shihni cfare bejne serbet,kudo qe jane edhe ne emigracion perkrahin Vucicin jo se e duan por se jane interesat e vendit te tyre.A kane te drejte ,eshte tjeter gje.Ne shqiptaret themi ishalla thyen koken qe ti zeme vendin pastaj. E nese Kosova pergjysmohet we don’t care,stil prime minister of half of it

  2. PO pse ore, pse nuk mund te flase Kurti per dy te zgjedhurit e PD se se Kosoves, si ben nji presion nji kryeministri te zgjedhur dhe qe mundohet te kryej detyrat per vendin e tij, e keta opozitaret ne vend qe te bashkohen ne situata te tilla kritikojne edhe pa te drejte Kurtin, sikur qe ta kene armik ate e jo realin qe po u shkel perseri.Harresa eshte e keqia me e madhe per nji popull, kjo po vertetohet si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *