• |
ide | kryesore

Luciano Spalletti ‘i driblon’ të gjithë: timonieri i Napolit është Trajneri i Vitit në Serie A

-Instant, Sport
Spalletti



Çmimi “Coach Of The Season” i Serie A TIM 2022/2023 i është dorëzuar trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti. Trofeun tekniku i të kaltërve do ta marrë para ndeshjes Napoli-Sampdoria, në fushën e stadiumit “Diego Armando Maradona”. Çmimi i është dhënë teknikut nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive. Ata kanë vlerësuar trajnerët në bazë të kritereve tekniko-sportive dhe cilësisë së lojës së shprehur nga skuadrat e tyre. Ka patur rëndësi edhe sjellja/fair play gjatë ndeshjeve. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e Serie A TIM 2022/2023.

DE SIERVO: “SEZON THJESHT I JASHTËZAKONSHËM”

“Sezoni i Luciano Spalletti në krye të Napolit ishte thjesht i jashtëzakonshëm – tha Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A -. Fitimi i titullit të tretë historik për napolitanët, 33 vjet pas të dytit me firmën e Maradonës, është rezultat i impenjimit të madh nga klubi. E natyrisht puna e një tekniku të përgatitur mirë me karizëm të madh, i aftë për të integruar të ardhurit e rinj në mënyrën më të mirë të mundshme. E për të përmirësuar lojtarët tashmë të pranishëm në skuadër. Napoli në fakt ishte në gjendje të imponohej që në javët e para. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën spektakolare, duke shprehur një nga futbollit më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *