• |
ide | kryesore

Osmani pas takimit me Macron dhe Scholz: Ka mundësi për zgjedhje të reja në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
OsmaniVjosa Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale



“Ekziston mundësia për zgjedhje të reja në veri”, – ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Moldavi ku është takuar me presidentin francez, Emmanul Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Ajo ka zbuluar se ka qenë kërkesë e qartë edhe e Gjermanisë dhe Francës, që kurdo që organizohen zgjedhjet të ketë pjesëmarrje dhe mos u ndalohet serbëve apo të ketë presion mbi ta.

Por, sipas presidentes së Kosovës ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që nuk ka dhënë përgjigje. Ajo ka thënë se brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja, por ka rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë në to dhe ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen.

“Pra ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që dëshirojnë dhe të sigurohen për respektimin e të drejtave të tyre nëpërmjet përfaqësuesve që ata i zgjedhin”, – është shprehur Osmani duke mos e përjashtuar këtë veprim si zgjidhje për shtensionimin e situatës.

“Ligjet tona lejojnë zgjedhje të reja nëse ka një përqindje të caktuar të qytetarëve që janë në listën e votimeve e iniciojnë një procedurë të tillë. Pra nëse ka procedura të tilla institucionet tona detyrohen të veprojnë”, – ka nënvizuar Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *