• |
ide | kryesore

Osmani ulet përballë Vuçiç/ Zbulohen 3 detyrat për Kosovën dhe Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell ka bërë publike 3 kërkesa të qarta për Kosovën dhe Serbinë gjatë takimit që ai zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Kërkesa e Borrellit është “zgjedhje të reja lokale”, duke i kërkuar ato “tani”. Më pas ai kërkon që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në atë zgjedhje si dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

”Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, – ka shkruar Borrell. Takimi mes Osmanit dhe Vuçiç u zhvillua në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë. Në tavolinë ishin edhe Presidenti i Francës Emannuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholtz. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. BRAVO ALBIN !!!
    Po i detyron serboshkijet me marre pjese ne VOTIME. S A K T E dhe S H Q I P !!!
    KJO ISHTE FITORE E JOTJA !!!
    Ne se edhe kete here bojkotohen nga serbet, atehere jo vetem Blinken e Hovenier por i gjithe perendimi do te ndergjegjsohet,me fakte.
    Kjo beteje u fitu’ Albin.Pergatitu per te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *