• |
ide | kryesore

Paratë e sheikëve mund të mos e kenë bindur Benzema të largohet nga Real: “Mos besoni atë që lexohet në Web”

-Instant, Sport
Benzema



Karim Benzema thyen heshtjen dhe për momentin hedh poshtë zërat për lamtumirën e tij nga Real Madrid. “Të shtunën kam një ndeshje, nesër do stërvitem kështu që për momentin do të jem në Madrid – tha sulmuesi francez në galanë e madhe të gazetës spanjolle Marca -. Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam i Real Madrid. Realiteti është ndryshe, nuk është ajo që lexohet në internet”. “Jam shumë krenar për punën time, shijoj çdo moment në Madrid – shtoi ai -. Të shkosh në Valdebebas për tu stërvitur nuk është punë. Në mendjen time po e shijoj Madridin. Dje, sot dhe nesër në stërvitje”.

Për momentin, pra, Benzema nuk i mohon zërat për një mega ofertë nga Arabia Saudite dhe fokusohet tek e tashmja. Të shumtë ishin ata që jepnin të sigurtë që sulmuesi ishte gati të transferohej te Al Ittihad. Por Karim i mban të gjithë të ngatërruar, duke u kufizuar të thotë disa fjalë për të ardhmen e tij. Deklarata që nga njëra anë duhet të kontekstualizohen menjëherë dhe nga ana tjetër duket se mohojnë zërat e tregut. “Unë stërvitem sepse kemi një ndeshje të shtunën, ky është realiteti: gjithçka tjetër është interneti”, tha sulmuesi që me fanellën e Realit ka koleksionuar 353 gola dhe ka dhënë 165 asiste në 647 ndeshje, duke fituar 23 tituj.

Shifra të pabesueshme, që konfirmojnë një feeling të mrekullueshëm me ambjentin dhe lë të hapur çdo skenar në Madrid. “Isha fëmijë kur mbërrita te Real Madrid, isha 21 vjeç. Thjesht doja të argëtohesha dhe shikoni gjithçka që kam fituar”, shpjegoi Benzema, duke përsëritur lidhjen e tij me fanellën e Blancos. “Asnjë klub tjetër nuk është si Real Madrid, vendi ku kanë luajtur lojtarët më të mëdhenj të këtij sportit”. “Florentino Perez është njeriu që më lejoi të jem këtu sot – shtoi ai duke folur për marrëdhënien me presidentin –. Njeriu që punësoi Zinedine Zidane dhe njeriu që më solli te Real Madrid”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *