• |
ide | kryesore

Stoltenberg: NATO-ja e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë

Lajme, Të fundit
nato-s



NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese, janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

“NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, u tha Stoltenberg gazetarëve në margjina të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

NATO-ja vendosi ta rriste misionin e saj prej 4.000 trupash në Kosovë edhe me 700 trupa shtesë, pasi 30 paqeruajtës të saj u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në komunën e Zveçanit, më 29 maj.

Stoltenberg tha se dhuna kundër trupave të NATO-s është “krejtësisht e papranueshme”.



3 Comments

  1. ore edhe unprofor i papranueshem ishte por serbet e bosnjes i lidhen hollandezet e unprofor tek pema dhe vrane 15 mije boshnjake ne srebrenice. vucic dhe shokete etij ishin atehere dhe vucic por me shoke te tjere jane perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *