• |
ide | kryesore

U konfliktua me një person në lokal, plagoset 39-vjeçari në Mat

Lajme, Të fundit
poste



Një konflikt për motive të dobëta në lokal ka degraduar në të shtëna dhe plagosje. Mësohet se, teksa ishin duke pirë në një lokal në Mat, Bashkim Koçi dhe Akil Dedja u zunë me njëri-tjetrin. Pasi kanë dalë nga lokali, 38-vjeçari Koçi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 39-vjeçarin Dedja. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Blutë”, ndërkohë, kanë shpallur në kërkim 38-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Mat

Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit 38 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi  38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi 38 vjeçar ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *