• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk keni parë gjë akoma”, presidenti Demrozi flet si Rama, Jackson ngre kupën e parë të Egnatias

-Instant, Sport, Video
demrozi



1-0 në minutën e 114′ të kohës së dytë shtesë dhe festa është e gjitha e Egnatias. Trofeu i parë i Kupës së Shqipërisë në fund të një sezoni fantastik, ku u arrit Europa edhe përmes kampionatit. Egnatia u rendit e treta pas dy kryeqytetaseve, por nuk kërkon të ndalet më. Presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë trofe historik të klubit: “Një ekip i vogël sot arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Kishim arritur Europën para se të mbaronte dhe tani festojnë. Kupën e solli Tetova, bravo i qoftë. Dua të falënderoj të gjithë çunat, drejtorin sportiv që ka bërë një punë shembullore. Edhe Tetova ka bërë një punë shumë, shumë të mirë. Nuk keni parë gjë akoma. Ne ecim gjithmonë para, nuk shohim asnjëherë mbrapa. Për kampion vitin tjetër”.

Në fund një dedikim përpara se të lëshohet në festë bashkë me skuadrën: “Këtë trofe ia dedikoj familjes që jeton në Itali, unë jam prej tre vitesh këtu. Pastaj tifozerisë rrogozhinase, ishin të mrekullueshëm. Si dhe ekipit tim”, e mbylli Demrozi. Kapiteni Jackson ngriti lart trofeun, ndërsa festa elektrizuese shpërtheu në “Elbasan Arena”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *