• |
ide | kryesore

Zbardhet shpërthimi me tritol në Fresk/ Pranga porositësit dhe të miturit

Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur shpërthimin me tritol të ndodhur rreth dy javë më parë në zonën e Freskut në Tiranë, në një fasoneri në pronësi të një shtetasi italian. Blutë kanë vënë në pranga dy persona, porositësin Edmond Arapi dhe një 16-vjeçar që ka vendosur tritolin kundrejt shumës së 100 mijë lekëve të rinj.

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar paratë, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Policia ka sekuestruar një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”– thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *