• |
ide | kryesore

1 orë në SPAK/ Noka: Do më shihni shpesh në këto dyer

Lajme, Të fundit



Deputeti Flamur Noka ka folur per mediat pasi ditën e sotme u thirr nga SPAK për të dhënë dëshmi në lidhje me kallëzimet që Rithemelimi ka bërë për zgjedhjet e 14 majit.

Në një komunikim për gazetarët, Noka tha se këto denoncime janë për të vënë në provë SPAK. Ndërkohë shtoi se do të vij shpesh në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar.

Isha për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash. Konkretisht bashkia Vau i Dejës u denoncua nje mega aferë në lidhje me një shifër të frikshme, njëherë 400 milionë dhe një herë 186 milionë për landfill, që ishte likujduar njëherë dhe është ripaguar prapë në kuadër të fushatës elektorale. Denoncuam kryetarët e bashkive Krujë dhe Vorë që kanë përdorur fondet e tërmetit, që është bërë legjendë tani.

Si dhe kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, duke bërë pagesa edhe për persona në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne do të denoncojmë përditë blerjen dhe manipulimin e votave. Janë shumë kallëzime, do më shikoni shpesh në këto dyer për të denoncuar.

Detyra jonë është të denoncojmë farsën elektorale. Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë ndikim politik,

SPAK do të vazhdojmë ta akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë”– tha Noka ndër të tjera



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *