• |
ide | kryesore

Arsyeja/ Pse u lirua nga qelia Saimir Tahiri?

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin ng burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, në shtëpi. Ka qenë gjyqtarja Matilda Fetahu ajo që ka dhënë “Ok” për lirimin e ish-ministrit të Ramës.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.



3 Comments

  1. Asnjë arësye nuk ka.Ne gjendjen e tij sa e sa të burgosur të tjerë ka.U dënua tjetri për një fjalë goje sepse i prishën shtëpinë një vit.Ky trafikanti dikur i veshur me pushtet që i priste shpata sa majtas e djathtas i dënua me 3 vjet dhe bëri gjysmën.Ja pra kjo është drejtësia amerikane.Drejtesi e partisë shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *