• |
ide | kryesore

Berisha: Tahiri u lirua me urdhër direkt të Ramës. I çoi ultimatum

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Lirimin e sotëm të Saimir Tahirit nga qelia burgut, Sali Berisha e shpjegoi si një urdhër direkt të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Tahirit iu sos durimi dhe i dha ultimatum Ramës se nëse nuk do ta lironte nga qelia, do të zbërthente lidhjet e tij dhe të vëllait të tij, Olsi ramës me krimin dhe bandat nga Meksika në Amerikë të Jugut.

“U lirua me urdhër të Ramës. Tahirit iu sos durimi. U lirua me ultimatumin që ai i çoi Edi Ramës, se përndryshe do të zbërthejë të gjitha lidhjet kriminale të Edit dhe Olsit nga Meksika në Amerikë të Jugut. Urdhër direkt i Ramës. Saimir Tahiri ja dha këtë paralajmerim botërisht dhe zyrtarisht që nqs une do të di të mbrohem. Më në fund ai arriti ta mposhte Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer ne aferën Mcgonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm që të shpëtojë. Por s’do shpëtoje dot, megjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam besim te drejtesia amerikane.” – u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme për shtyp në selinë e PD-së. ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Ehe ka sa të duash qytetarë dixhitalë.Nuk janë të gjithë shqiptarët delenxhinj si Rama dhe Tahiri. Kanë bërë çar kanë dashur dhe po mos të kishte qenë hetimi i italianëve do ishte akoma ministër. Sajojnë lloj sajesash si ti shpëtojnë burgut kur akoma ka njerëz në burgje dhe baballarë me fëmijë të vegjël që vuajnë dënimin ditë më ditë për gjëra qesharake!!! Sistemi i drejtësisë që mbron të fortin dhe shkatërron të dobtin.Dhe njerëzit pa pikë pendimi për këto që bëjnë i votojnë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *