• |
ide | kryesore

Fitoi zgjedhjet, por Mitsotakis rezulton pozitiv me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mitsotakis



Ish-kryeministri grek dhe njëkohësisht kreu i partisë “Demokracia e re”, Kyriakos Mitsotakis është diagnostikuar me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai me një video të postuar në Instagram dhe TikTok. “Kathimerini” shkruan se simptomat e Mitsotakis janë të lehta. Të prekur janë edhe disa anëtarë të tjerë të rrethit të ngushtë të Mitsotakis.

“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë të këndshme, por ndonjëherë kanë një çmim. Sot bëra testin Covid dhe jam pozitiv. Kështu që do të më duhet të qëndroj në shtëpi për disa ditë. Për fat të keq nuk do të mund të shkoj në malin Athos siç e kisha planifikuar” – tha ai.

Për pasojë është anuluar edhe turneu i tij në Selanik. Sipas ‘të njëjtave burime, planet e fushatës së re, pasi vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme në 25 qershor do të varet nga ecuria e simptomave të tij. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *