• |
ide | kryesore

Haradinaj thirrje deputetëve për mocion mosbesimi: Ta shkarkojmë Albin Kurtin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj



Seanca plenare e kësaj të premteje në Kosovë iu kushtua situatës së shkaktuar në veriun e vendit në të cilën kryeministri Albin Kurti u përball me gjuhën e ashpër te partive opozitare ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverise. Kryeministri Kurti deklaroi se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha se Kurti ka mbjellë një pabesi të madhe ndaj aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë elementi kryesor që ka garantuar shtetësinë e Kosovës.

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.

Ndërkohë, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi sipas tij pa koordinim me aleatët e Perëndimin, Kosova nuk mund te realizojë as të drejtat e saj.

Abdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe. “Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët.



11 Comments

  1. Jane te gjthe zagare qe shesin vendin e tyre per perfitime personale..Sa keq! Ne vend qe e gjthe te jete ne krah te Kurtit, duan ta largojne per te perfituar nga momenti, pa menduar gate se kjo e varros Kosoven..she kosovaret. Nuk jane gomere, por te shitur!

  2. Partitë e këtyre kanë firmosur asociacionin, nuk janë bërë asgjë për të kundërshtuar Serbinë në veri. Vjen Vetvemdosje e këta në vend që të qëndrojnë të bashkuar kundër Serbisë (dhe mbështetësve të tyre ndërkombtare) këta menjëherë përdorin rastin për ta rrëzuar nga pushteti. Ja dolën një herë në kohen e Grenell, e mendojnë se mund ta bëjnë prap.

    1. O Rambush, nuk eshte gare kush te tregoje qe eshte bythlepires me i mire i Amerikes kjo pune. Albini ka nevoje per mbeshtetjen e te gjitheve sepse e prene ne bese keto lgbt e perendimit qe vete i thane bej zgjedhje dhe ti njohim, tani i thone jo po ke bere gabim.

  3. Kokra malokut ,do me i zene vendin , ……gjenetik shqiptari, per interesa personale shkel mbi identitetin kombetar ,……

  4. Ta shkarkojme thote ky -magjypi-qe ti japin kufijte serboviceve,vuciceve,sepse Alibini po jua ha babacken po ju ve drune serbiceve.

  5. Ramush mos u ban rrote edvini.
    Asht koha me mbeshtete e jo me e luftu Albinin.
    Apo u bane mik me Ramovic shkerdhiqin?!

  6. pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës. Ky zoteria duhet te mesoj historine e shqiptareve qe kane mijra vjet qe jetojne ne keto troje dhe pa ndihmen e kujdo fuqie boterore. Ky eshte vullneti i Zotit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *