• |
ide | kryesore

Protestat në veri, BE tre kërkesa për Kosovën

Lajme, Të fundit



Protestat në veri të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe sot – për të pestën ditë me radhë.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët. Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

Zgjedhje të reja tani

Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to

Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *