• |
ide | kryesore

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti gaboi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare doli krah të BE-së dhe SHBA-së duke kundërshtuar qasjen e Albin Kurtit në këtë situatë. Rama theksoi se partnerët ndërkombëtarë nuk duan të kënaqin Serbinë, por duan që të Kosova të ngrihet në një nivel tjetër si shtet, ku të njihet nga të gjithë pas marrëveshjes finale.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe.

Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve.

Nuk jam këtu për të fajësuar dikë, thjesht po i përgjigjem pyetjeve tuaja. Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë.

Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Çështja është kur. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen.

Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.

E vërtetë është dhe nuk mohohet, por gjithashtu e vërtetë është se hyrja e kryetarëve në zyra përkundër këshillave të mira të miqve të mirë të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, ishte një hap i tepërt. Thënë kjo, mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999.

Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke” – tha Rama. /LAPSI.al



17 Comments

  1. Ki palla e di qe asocacioni si do Serbia do te thote te pakten destabilizim permanent dhe mund te shkoje deri ne ndarje te veriut. Po gomarin nuk di as te beje me te pakten qe mund te beje si shqiptar se pari e kryminister se dyti….te mbaje anen e Kosoves qe ajo te marre maksimumin. Ky flet si sekretar I pare shteti komunist qe ka si baze internacionalen ne mardheniet mes shtetesh te tjera komuniste.

      1. Tirana e re, shkruaj te zeri i popullit.
        Ik lepi ndonje bole ne stil kamasutre, o qytetari i karit qe te vjedh arben arixhiu me beqe debilin.
        Dan hutra president.

      2. Ky ashtu e mendon stabilitetin se edhe vetë e imponon me doshin , bajrat etj , e prezanton me mamicen dhe e shet si fitore e demokracise mjaft qe te siguroj pushtet edhe vemendje dhe nuk do tja dije se ai teritor i vogel atje eshte pjes e kosoves dhe duhet te administrohet nga qeveria e kosoves dhe jo nga kriminelet e vuçicit qe i duhej kjo ngjarje edhe per te heq vemendjen nga problemet qe ka
        … por me duket BE por edhe USA ja kane kuptu marifetet qe ka bere me zgjedhjet dhe nuk i bejne derman as sjelljet prej kllouni neper samite

      3. Vetem keto fjale *Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, * tregojne te kunderten por ju karmedhenjte qe e shikoni me syze qori, lexoni vetem teksin edhe jo se cfare ka thene Rama, por mendoj se Lapsi eshte per nje konflict duke bere percarje midis shqiptareve, ose me mire i pelqen edhe eshte antishqiptare

  2. Kesaj i thone qe vellai ti dale ne mbrojtje vellaVucicit, e ka deklaruar vete, me bindje e gen nga trashegimeria rraces se tij si filo serbe.Ky tradhtar, Rama, ne asnje rast se ka ndihmuar Kosoven, por perkundrazi si megalloman politik iu ka kunder vene asaj ne forma e metoda te ndryshme.E cfar te presim tjeter nga ky tradhetar qe per dhjete vjet ne qeverisje, me te gjithe Km e Kosoves ka bere polemika te ashpra, sa i ka kercenuar edhe me gjyqe. KOSOVAduhet ti largohet kesaj tenje, ndryshe do bjere politikisht sic eshte ky ishitur nen politiken deshtuese ndaj popullit te saj. Besoj se atje ne Kosove e dine, e kane degjuar se kush i ka tradhetuar, e vazhdon me diversion ndaj politikes e udheheqesve Kosovare..

  3. Ahahaahaa ….Ky flet per Kosoven gjersa ne Kosove s’do kush me ia pa syte!”Delusion of adequacy ” i thone anglezet.Cfare servili bythlepires .Tradhtar hesapi.

  4. Or bythqir muti, po dhe ti para dy vjetesh i bere zgjedhjet i vetem sepse bojkotoi opozita dhe ti njohi zgjedhjet USA e Europa dhe kryetaret e bashkive rilindas shkuan ne zyra moren detyren e filluan pune, nuk punuan nga shpia e tyre me zoom. Dy standarteshi juaj eshte ulerites, por me uleritese eshte kur flet sikur je KM i Zelandes se re qe as se di ku i bie Kosova , e jo si nje shqiptare e KM i Shqiperise. Mallkuar qofsh or rracqire , or sperme Mushan Dugoshe.

  5. Per Ramen sot me fjalimin e tij te tipit lloqe drogaxhinjsh me vjen ndermend fjala e urte shqiptare ” Stambolli digjet e kurva krifet” Kurti ti pergjigjet “profesorit” te gjeopolitikes boterore me te njejten sjedhje ta injoroj sa mundet e ku mundet.

  6. Se ça prisni nga ky antishqiptar!!Të gjithë ato që thotë për Kurtin i ka bërë dhe më keq akoma.Pastaj ky palaço është promotor për ndarjen e Kosovës bashkë me Thaçin, Vuçic e me bekimin e Amerikës vëndi që na do jashtë mase!!!

  7. Përbindësh psikopat me kartelë , i lindur në familje çetë komunist kriminelësh , që të ka shtyrë të bëhesh kriminel i tejskajshëm , mos mendo se për sa i ke bërë e ç’ bërë këtij populli , në këtë vend i rrethuar në kufij nga shqiptarë , do t’i shpëtosh drejtësis , por jo asaj drejtësie që krijove me Kim-Sorosin , kurvën koreane , por drejtësis së popullit shqiptar. Pasi ke 10 vjet që jo vetëm e vjedh , e poshtëron , e dëbon nëpër rrugët e botës nëpërmjet varfërimit e injorimit që i shkakton , duke mos harruar asnjë çast për të qenë shërbëtor i lakmiqarëve tanë shekullor , veçanërisht në komplotet ndaj Kosovës dhe kosovarëve për përçarje e destabilizim. Qoftlargun e tërhoqën zvar bust , ndërsa ty , zvar të gjallë .

  8. Se e degjova Bushatin ne nje emision ti drejtohej Rames si “zari i Vucicit”. Ky “trimi” Kurti po e shpeton Vucicit ne te vetmin moment te veshtire te karrieres se tij. Ishin ngritur ne protesta pjesa me e shendoshe dhe properendimore e Serbise me thirrje kunder dhunes qe ushqehet nga Vucic dhe rregjimi i tij ne shoqerine Serbe nepermjet TV dhe gazetave si dhe modeleve ne shoqeri. Protestat po beheshin masive dhe Vucici u duk shume ne veshtiresi, dhe cfare ben Kurti… pikerisht ne kete moment te veshtire te Vucic futet ne skene Kurti me nderhyrjen ne Veri dhe iken protestat dhe presioni mbi Vucicin. Sherbimi qe i beri Vucicit (pa)dashje ishte i madh, tani le ta shaj sa te doj Kurti dhe nga nena po deshi… Vucici nuk do merzitet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *