• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

Lajme, Të fundit



SPAK ka kërkuan ditën e sotme 4 vite burg për ish gjyqtaren e Elbasanit e cila u arrestua për ryshfet në korrik të vitit të kaluar. Përkatësish, për personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje SPAK ka kërkuar:

Zamira Vyshka- 4 vite burgim

Ilir Pashaj- 2 vite e 6 muaj burgim

Tuaulant Romallari – 3 vite burgim

Andrea Tirana – 1 vit e 6 muaj burgim

SPAK mbylli hetimet për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshkën, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë në dhjetor të vitit 2022.

Gjatë hetimeve, SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt nën hetim janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait në këmbim të parave.

Kujtojmë se gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.

Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.

Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *