• |
ide | kryesore

Veriu i Kosovës në flakë/ Cila është zgjidhja e perendimorëve?

Arkiva, Kryesore, Lajme
makron, sholz, vucic, osmani



Duket se komuniteti ndërkombëtar ka propoziar një rrugëzgjidhje për ç’tensionimin e situatës në Veri të Kosovës, por pyetja themelore mbetet nëse Beogradi zyratar do ta pranojë një plan që rikthen qetësinë. Thelbi i tij është organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, për të zevendësuar ata që Albin Kurti  i etiketoi si kryetarë me “K” të vogël dhe me kompetenca teknike, me kryekomunarë të rinj serbë, të zgjedhur nga vetë serbët. Për të arritur deri këtu duhet që qeveria e Kosovës të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme dhe të organizojë ato. Nga ana tjetër duhet që Lista Serbe të komandohet nga Beogradi që të mos i bojkotojë më zgjedhjet, por të marrë pjesë në to.

Ky duket se është kompromisi i madh që u arrit pas takimit të shkurtër të presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj serb, në prani të presidntit francez Makron, kancelarit Sholz dhe shefit të diplomacisë së BE-së Borelli.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Idiotët e dobishëm kundër Albinit

Lidhur me këtë plan Albanian Post ka publikuar një dokument me 8 pika sipas të cilit përcaktohet harta e rrugës së këtij kompromisi. Në korrik 2023, kryetarët e komunave pritet të japin dorëheqje dhe presidentja Vjosa Osmani shpall zgjedhje të reja. Plani parasheh mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund gushti ose fillim shtatori 2023. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ai i cili ka theksuar se tre aspektet kryesore të marëveshjes janë zgjedhjet e reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to dhe rifillimi i punës për të ngritur asociacionin e komunave me shumicë serbe. E përpos karotës plani përmban edhe shkopin: përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar paralajmëruan pasoja “shumë serioze” në raportet mes BE-së dhe dy vendeve, në rast mosbashkëpunimi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar se vendi i tij dhe Gjermania u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. “Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Ai shtoi shtoi se u kërkua që të ketë pjesëmarrje nga banorët lokalë të komunitetit serb dhe tha se “palët do të konsultohen dhe do të kthehen javën tjetër me përgjigje të qarta”.

presidentja Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që “ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale. Rreth 20 për qind në listat e votuesve mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Vuçiçit iu kërkua që të mos u bëjë presion qytetarëve lokalë në veri të Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhje. “Ai nuk u përgjigj, por unë shpresoj që qytetarët do të lejohen që përdorin të drejtat e tyre”, shtoi Osmani.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç’ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Kjo është në fakt dilema e vërtetë: a do Vuçiçi paqe dhe qetësi? A i intereson atij të shkojë në një situatë normale dhe me vendet e kryetarëve të komunave të plotësuara përpara se të diskutohet në Bruksel implementimi i planit ët Asocacionit të kryetarëve të komunave serbe? Pikërisht nga ky vendim i Beogradit do të varet shumë edhe çtensionimi i situatës në Veri.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Kosova duhet ta kuptoje se veriu nuk pyet me per qeverine e Kosoves.
    Shansi i mire per nderrim territoresh, u dogj. Tani ju thoni serbvet.
    – E doni Veriun ? Merreni! Jua kemi falur.
    Sepse eshte shpenzim i kot energjish dhe fondesh nga ana e Kosoves.

      1. dhe as europa nuk eperkrah dhe as e mendon, sepse shkermoqet e githe e ardhmja e ballkanit, dhe me pas e europes. politike lobingjesh kjo e Blinken.

  2. zgjillja e prendimit eshte vet rendimenti adekuat i angazhimit tyre vlerave tyre formimit tyre cfar pritet kur prendimi nuk besen krijimin universal udhzimin universal si pasqyr krijimi por interesin universal egon per pushtet para qe padrejtesis i thon drejtesi interes dhe drejtesis hakut padrejtesi kjo eshte esenca dhe vetem ne baze te saj mund te komunikohet me to vetem baz tije prendimi planifikon mbrojtjen ndarjen e interesave qe rrijellin nga mundesit dhe kufiri i fundit i tyre u kuptua por per te lruajtur standartet projektun me te keqen zvoglim popullsije me cdo menyr dhe kontroll me cdo menyr por as njera as tjetra nuk jep rezultat sepse cdo gje e krijuar eshte krijuar qe i sherben unitetit zinxhir te ekzistences zgjilljeve burimeve te jetes dhe se celesi sukseseve jan formimi adekuat hyjnor vlerat keshtu arrihet ndergjegja qartesija gjallerija sigurija zgjilljet shpresa shpetimi pozicioni shqiptare ne kendveshtreimin e shvillimeve dhe domosdoshmerive eshte ne planin komunikues nje zeri shprehje natyraliteti hyjnor njerzor duam hakun dhe spranojm padrejtesi ne planin ekonomik perkrahes te shohim interesat ne kedveshtrim zhvillimi pa imponime as ne fushen e mbrojtjes apo zhvillimit te vetorientohemi jo te imponohemi te marrim orjentim nga bizneset dhe burimet e ndertuara te interesit te askujt qe e kan bere biznes qenjen njerzore ne cdo kuptim per ta pasur burim fitimi te mendojm per veten qe te jemi te sukseseshem per cdo kuptim ne mendime fjal vepra per te njejtat le te zgjellim sipas nevojes ne pershtatje me mundesit duke dhogarit si rendiment dobin me te madhe se demin per shumicen kete e siguron besimi vlerat masa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *