Videot e postuara në internet treguan pwrmasat e një stuhie rëre që goditi Egjiptin dhe Kanalin e Suezit. Kjo çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet. Stuhia goditi disa pjesë të vendit të cilat u mbuluan nga retë e pluhurit dhe rërës.
Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën pasi një billboard u shemb si pasojë e stuhisë që përfshiu kryeqytetin, Kajro. Stuhia shkaktoi rënien edhe të një platforme mbi disa automjete. Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë. ©LAPSI.al
It’s called a haboob