• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me “Lali Erin”

Arkiva, Kryesore, Lajme
rakip suli veliaj rama



Ndonëse i solli një fitore me rezultat të thellë në Tiranë, Ramës nuk i del e keqja me Erion Veliajn. Sot gjatë turit të falenderimeve për fitoren e PS-së në kryeqytet, sapo ka marë fjalën kryeministri ka dashur të bëjë diferencën mes atij që është bërë simboli i memeve dhe gazit në rrjet, Rakip Sulit dhe kryebashkiakut të Tiranës. Ai e quajti të parin trëndafilin e fitores dhe pastaj pasi ngriti lart këtë lule delikate kujtoi se prej saj del dhe gjëmbi. “Se mos i mbetet hatri Lali Erit tha, boll e kemi përkëdhelur atë” tha kryeministri. Por kur e ndjeu se vënia në në lojë dhe krahasimi me homologun e tij kamzali mund të ngjallte keqkuptime për shkallën e inteligjencës ë gjithësecilit ai vazhdoi: “me dashamirësi e kam se mos na nxjerrin ndonjë titull në ndonjë portal”. Por në vend që ti vinte vetullat ai i nxori sytë kryebashkiakut që e akuzojnë dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve se kontrollon me dorë të hekurt dhe korrupton mediat : “Megjithëse Lali Eri i kontrollon titujt”.


E bukra e gjithë kësaj skene është se pas fjalaëve të Ramës atë e duartrokitën me të njëjtin zjarr edhe Rakipi i Kamzës edhe vetë Veliaj. 

LEXO ME TEJ:

“Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës 

Edhe gjatë fushatës shefi i qeverisë nuk i kurseu ironitë për delfinin e tij brenda PS. Fillimisht ai e talli kur tha se ai nuk mbjell dot asnjë pemë pa pasur prozhektorë. Gjatë një mitingu në Farkë ai shkoi dhe ia rëmbeu nga dora mikrofonin Veliajt pasi fjalimi i tij nuk po i pëlqente. Atëherë kamera e kapi duke shfaqur në fytyrë një gjysëm ngërdheshje dhe… pastaj shkoi drejt podiumit për t’ia marrë Veliajt mikrofonin nga dora.

Fushata e PS/ Pse u nervozua Rama me Veliajn që në takimin e parë 

“Ej shiko! E di pse erdha unë? Ky më çoi mesazh. Lal tha, këtej nga Farka tha ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde më tha po pate qejf, se edhe mileti është mbledh. Po ha, po pi. Vij. Për ça erdha? Për të dëgju fjalimin e këtij tani? Se nuk e kuptoj. Për ça erdha? Të dëgjoj fjalimin tënd tani?” ishin fjalët e Ramës. 

©Lapsi.al

 



15 Comments

    1. Sapo pashë një kronikë në TV ku dikujt i kish shpërthyer bombola e gazit dhe i kish marë flakë shtëpia.
      Besoj e ke parë dhe ti Shkullak.
      Shtëpia, një gërmadhë dhe të zotët e shtëpisë bythëgrisur.
      Ama, mbi mure e gërmadha valëviteshin krenarë e madhështorë dy flamuj të PD!
      Si spjegohet që shtresat sociale të majta janë me PD-në?
      Ose më mirë po themi, Si spjegohet që bythëgrisurit janë të djathtë?………………………

  1. A thua se e keqja e kësaj qeverisje janë talljet e Maos me Lej Fenin e tij ?
    Ai tallet edhe me veten e tij duke thënë se jam si jam, mua do më votoni se unë jam më i miri i hajdutëve.

  2. Nuk krahasohet Rama me Veliaj, si per nga bagazhi mendor, si per nga burreria, e po ashtu per nga niveli i puneve qe ka bere Rama! Nuk e kuptoj Veliaj qe pas cdo zgjedhje qe fiton Rama del me vrap neper podiume, ben fitimtarin me buzeqeshje fallco e me skena te peshtira fallco! Do t’ia falja Rames te gjitha ato qe ka pervetesuar nqse na fut ne Europe, ndersa Erion Veliaj me mire ta zhduke fare se na i sjell zorret ne fyt se ka zhdukur ajrin ne Tirane!

  3. As 4 milionë por 3 e gjys

    Qija robt spakuuuuu, metoda te hetimit special qija robt harxhoni lekët junqofsha robt paguhemi me 5 milion lekë në muj për të kap cironka

  4. Berisha nuk është kthyer në parti të fitoj pushtetin, por të mbaj peng opozitën për hallin e tij.
    Problemi që ka opozita me të, nuk është se ai nuk e di se I prish punë opozitës. Problem është se ai e di shumë mirë që I prish punë opozitës dhe ndaj është I vendosur ta mbaj peng at. Ai është një pengmarrës që mendon se mund të shpëtoj duke mbajt peng opozitën. Dhe ky nuk është keqkuptim I tij. Kjo është bindja e tij.E shikon o lapsi qe ju ebete lajm ne portalin tuaj

  5. A mjer populli per kta karagjoza .Po si dreqin i voton njerzia kta tipa qe veq njerez nuk quhet .kta jane funderrina

  6. Rakipi me 4 klase shkolle “trendafili”i Rilindjes? Ai dhe ferre dhe e ka pak ti thuash As Enver Hoxha nuk ka dhene shfaqje te tilla te shpifura ku injoranti dhe hajdfuti promovohen

  7. APOLOGJIA E DOKTORIT

    Më lejoni që t’ju falenderoj,
    të gjithëve ju që na votuat,
    ca militantë bashkiakë u punësuan,
    do ua shpërblejmë që na besuat.

    Tërë këto vite ngelëm rrugëve,
    saqë edhe Mona u pendua,
    e kështu Metës i kërkoi falje,
    se dështoi, Rama nuk u rrëzua.

    Zgjedhjet sigurisht nuk do i njohim,
    por do jemi në bashki zëri juaj,
    do bëjmë dhe në parlament betejë,
    si gjithmonë në interesin tuaj.

    Ed Paloka është gati me bojën e tij,
    që Edvin Ramën ta bëjë pis,
    Salianji do hedhë miellin dhe vezët,
    e unë Sali Berisha, petullat do gatis.

    Do jetë një luftë mes ”titanësh”,
    se cila ”çorbë” do jetë më e mirë,
    do kënaqeni me teatër dhe batuta,
    opozita jonë stoike s’do shitet lirë.

    Paralelisht me telenovelën kuvendare,
    do takojmë popullin qytet më qytet,
    do mbledhim fakte mbi manipulimin,
    që pastaj ta rrëzojmë këtë palo pushtet.

    Patjetër që kjo do marrë kohën e vetë,
    por ne si opozitarë stoikë do qëndrojmë,
    asnjëherë s’do ta harrojmë votën tuaj,
    zgjedhje të parakohshme do kërkojmë.

    Edhe nëse zgjedhjet nuk do ribëhen,
    mos u mërzisni se ka prapë shpresë,
    veç mos emigroni të gjithë jashtë,
    se kush do më votojë në vitin 2025?

    Unë do jem gjithmonë pranë jush,
    do vij t’ju takoj që ato halle t’i qajmë,
    e do i zgjidhim kur të vij në pushtet,
    të na shërbejë kjo kohë mëkatet të lajmë.

    Kështu do jemi të pastruar moralisht,
    ju papunë dhe ”në argjërim” për 2 vjet,
    le të shpresojmë te ndihma e Zotit,
    që diktatura e Ramës të bjerë vetë.

    Do thoni ju ku ishte Perëndia,
    në 45 vite diktaturë Enveriane,
    po këto 30 vite qeverisje ”komunistash”,
    e mbështetur nga ambasada amerikane?

    Faji gjithmonë do kërkuar te vetja,
    se çdo popull ka qeverinë që meriton,
    mos e shit votën por shko protesto,
    përndryshe askujt llogari dot s’i kërkon.

    Lirinë në ketë botë s’ta fal askush,
    madje as ambasada amerikane,
    po shitët votën dhe heshtët përherë,
    do jeni të shtypur në gjendje mjerane.

    Për mua hiç mos kini merak fare,
    se jam rehat si pasha e milioner,
    puna është si do ja bëni tani e tutje,
    që patronazhistët ”trokasin” derë më derë?

    Edhe dy vite hallet do ju shtohen,
    fuksat e partisë do jenë gati për t’ju blerë,
    atë pak dinjitet që ju ka mbetur,
    pastaj të lirë do jeni një mut mender.

    Nëse vendosni që do ta shisni votën,
    të paktën para zgjedhjeve ma thoni,
    të marr ndonjë hua brenda apo jashtë,
    do t’ia paguaj kujtdo, sa të më kërkoni.

    E di që çdo gjë fillon nga stomaku,
    madje dhe dashuria çuditërisht,
    fjalët dhe premtimet i merr era,
    dhe vota dinjitetin fatkeqësisht.

    Gjendja është kritike sa më s’ka,
    shteti, oligarkët dhe bandat janë një,
    por do t’i mposhtim pavarësisht se kur,
    dinjitetin e nëpërkëmbur në vend do vë.

    Prandaj le t’ja japim besën njeri tjetrit,
    do durojmë dhe luftojmë këto 2 vjet,
    edhe bar do hani po qe nevoja,
    derisa më në fund, të vij unë në pushtet.

    E kur ta arrijmë këtë ditë të bekuar,
    Shqipëria do jetë si Zvicra me det,
    ndoshta do kenë ngelur veç pensionistat,
    se jashtë do kenë emigruar mijëra vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *