• |
ide | kryesore

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për ç’tensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. /REL



4 Comments

  1. borel e tha shkoqur
    – new local elections now
    – ensuring the participation of Kosovo Serbs
    – start the work to establish the Association of Serbian Majority Municipalities w/in EU-facilitated Dialogue

    por me siguri ska rene dakord alex soros

  2. Hahaha….Or kryekriminel nuk po te pelqen me u ba zgjedhje te reja,dhe edhe nuk ke bythe me dale ne kundershtim me ato cka u ke deklaru serbve te Kosoves.
    Hahaha…te shkerdheu Albini e nuk po don me e besu,hahaha…!
    Fillo e meso gegenishten or Gebels i Sllobos.

  3. Ata jo vetem ta dhane zgjidhjen , por ta dhane dhe si urdher.
    Ju vune 3 detyra te cilat duhet te behen, duke filluar nga java qe vjen.
    Pse po ben lojra fjalesh ky tani ?
    Po paraqitet para elektoratit te vet si viktime ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *