• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën i mituri

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur në fshatin Bërxullë. Si pasojë, ka ndërruar jetë një fëmijë i mitur. Fëmija nuk ishte pasagjer në asnjërin prej mjeteve, por ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *