• |
ide | kryesore

Albin Kurti flet për Washington Post: Nuk përkulem nga kërkesat për largim të njësive speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
​Masakra e Srebrenicës/ Kurti: Fqinjësia e mirë ndodh vetëm kur palët distancohen prej krimeve



Perëndimi dëshiron vetëm që të mbajë paqen, i ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës prestigjioze amerikane The Washington Post, duke folur për krizën mëse një-javore në pjesën veriore të vendit që erdhi si pasojë e instalimit me forcë të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Për Kurtin, siç i thotë ai WP-së, nuk bëhet fjalë “të përkulet” ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale “derisa protestuesit (e dhunshëm) të shpërndahen ose arrestohen”.

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”. Kurti i tha gazetës amerikane se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm” i Kosovës, por se “tash është gjithashtu koha që të flasim të vërtetën tonë demokratike ndaj autoritarëve në pushtet”.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë)”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

“Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, u shpreh kryeministri.



3 Comments

  1. Forca Albin Kurti se je në të drejtën tënde!
    Kundërshtarët e tu nuk e paskan harruar skemën e vjetër që bashkë me thacin kishin në plan. Dikur treshja e tani dyshja e te paatëdheve.
    Qëllimi kryesor i k.mutit të Shqipërisë është vetëm të të dobësojë ty politikisht se vetëm ti i prish planet e zeza atyre.

    Paç shëndet e suksese në misionin tënd të hyjnor!

  2. Astrit I bashkangjitem komentit tuaj,jom ma SE I bindur shum politikan nga Shqiperia ne kry me edi hajdutrin dhe ata ne Kosoves me deshire presin deshtimin e Albinit pa qka SE edhe Kosove te humbas sovranitet…!!!Dhe Kur lexon dhe shef neper media te ndryshem SE SI serbet pa dallim Jon te bashkuar Kur eshte fjala per Kosoven,atehere shtrohet pse jemi kaq te ndar…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *