• |
ide | kryesore

Arrestimi i sekretares së MSH-së/ PD: Të dorëhiqet Manastirliu, ishte në dijeni të rastit

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas arrestemit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duros. Kjo e fundit u kap në flagrancë duke marrë 330 mijë lekë ryshfet nga një kompani për të fituar tenderin e supervizimit të ndërtimeve në qendra shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit.

Në deklaratën e grupit parlamentar thuhet se korrupsioni në këtë ministri është denoncuar që në kohën e pandemisë dhe se Manastirliu nuk mund të bëjë sikur nuk ka informacion për këto tendera. Më tej në deklaratë Manastirliu duhet të japë dorëheqjen dhe se SPAK duhet ta hetojë edhe atë.

“Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Arrestimi në flagrancë i zyrtares më të lartë publike të Ministrisë së Shëndetësisë provon sesa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës.

3 vite më parë, në kulmin e pandemisë, PD provoi me dokumenta zyrtarë se Ministria e Shëndetësisë i përdori tenderat sekretë për të vjedhur qytetarët. Pajisjet dhe medikamentet antiCovid u blenë 3-5 herë më shtrenjtë, por Ministrja e Shëndetësisë refuzoi të mbajë përgjegjësi politike. Po ashtu, SPAK-u nuk i shërbeu interesit publik me hetimin gjysmak.

Sot është koha që SPAK të mos bëhet sërish mburojë e korrupsionit të nivelit më të lartë politik në Ministrinë e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu nuk mund të bëjë sikur nuk e di çfarë ndodh me tenderat në Ministrinë e saj. Edhe shqiptari më i painteresuar për këto punë, e di që ministri ka dijeni dhe vendos për fatin e një tenderi. Zotërinj të SPAK-ut, mos bëni sikur nuk e dini këtë! Hetoni edhe Ogerta Manastirliun!

Heshtja prej 24 orësh e Ministres së Shëndetësisë dhe mosdistancimi i saj prej veprimeve korruptive të bashkëpunëtorëve të saj më të afërt, dëshmojnë se korrupsioni i Sekretares së Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ogerta Manastirliu në Ministrinë e Shëndetësisë është pjesë dhe i shërben një sistemi të kalbur nga korrupsioni.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur dhe inkurajuar drejtësinë të zbardhë të plotë skemën korruptive me tendarat në shëndetësi, kërkojmë dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, si përgjegjësja kryesore politike e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për ti hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm.”, thohet në deklaratë.



11 Comments

  1. Kom pershtypjen SE keta te ps te gjithe Jon te koruptuar,futi ne burg te gjithe nga ma I madhi do dalin te koruptuar te kishte drejtesi te mirfillt.por hajduti hajdutin SE Denon.Pra edhe drejtesia eshte e kapur…!!!

  2. Po po të japi dorëheqjen!!Po egziston dorëheqje te hajdutët. Ministresha do thotë si kryeministri që ka ngrënë dardha pas meje e se faji është individual!!!Pra se jap dorëheqjen.Do vi një sekretare tjetër e do vazhdojnë të vjedhin!!!

  3. Po ku ka zyrtar e sekretar qe mund te vjedhe pa dijenine e shefit. Madje te gjithe, ne nje menyre apo tjeter, paguajne haracin me lart. Peshku qelbet nga koka

  4. Keta bythkuqet Jane te ndershem por vjedhen leket e shqiptareve per inat te berishes
    Skan faj keta fajin e Ka sala

  5. Me kaq pak leke sa ka marre kjo qenka me ndershmja e PS-se, jo burg po meriton

    dekorate. Veliaj jep cdo dite nga 30 here sa ka marre kjo ryshfet per inceneratoret

    fantazme, kurse Rama vetem Bechettit i ka dhen 40 mije here me shume dhe su hyn

    ferra ne kembe nga SKAPI i partise, apo Lame qe merrte minimumi 5000 eoro per

    nje legalizim.

  6. Deputetet e PD duhet te kerkojne interpelance sa me pare me Ministrin dhe Kryeministrin. Te kerkojne informacion mbi ngjarjen, kohen kur jane bere me dije zyrtarisht, kohen kur jane shkarkuar te arrestuarit, dhe krahasojne me deklarimet dhe veprimet e Kryeministrit duke iu referuar si “ish sekretare e pergjithshme “. Si dhe te kerkoje info ose therrase kreun e SPAK per te njejtat arsye dhe spjegimet e tyre. Pse jo, edhe nje hetim parlamentar nuk do qe ide e keqe. Sepse nga te tera anet kjo ngjarje mban ere te keqe dhe implikimet, intimidimet, mos ruajtja e sekretit hetimor etj jane haptazi.

  7. Naltmadhnia jone thote se faji eshte individual.Po si i behet kur ky individi po del gjithandej .ne cdo zyre .ne cdo institucion .kesaj cfar i behet

  8. Berisha nuk është kthyer në parti të fitoj pushtetin, por të mbaj peng opozitën për hallin e tij.
    Problemi që ka opozita me të, nuk është se ai nuk e di se I prish punë opozitës. Problem është se ai e di shumë mirë që I prish punë opozitës dhe ndaj është I vendosur ta mbaj peng at. Ai është një pengmarrës që mendon se mund të shpëtoj duke mbajt peng opozitën. Dhe ky nuk është keqkuptim I tij. Kjo është bindja e tij.Kujt i merr koka ere ne burg

  9. O kari kur shpetoi tahir bythqiri edhe sala do shpetoje. A ju shkepte arqen arixhiu dhe ilir debil beqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *