• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i Tina Turner shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së saj

Paparazzi, Slider



Bashkëshorti i Tina Turner është parë për herë të parë në publik që pas vdekjes së ikonës 83-vjeçare më 24 maj.

Erwin Bach bëri daljen e tij të parë përpara vilës së tyre, Château Algonquin, në Küsnacht , duke vendosur lule përpara një memoriali për gruan e tij të ndjerë, të cilës iu bënë homazhe edhe nga fansat, miqtë, politikanë dhe mbretër.

67-vjeçari ishte i veshur me të zeza dhe mbante syze teksa rregullonte dhuratat e shumta që fansat kishin lënë para rezidencës së tyre.

Një gazetë zvicerane raportoi se Bach ishte i heshtur dhe i pikëlluar teksa prekte dhuratat e fansave.

“Ai lexoi letrat me interes dhe mori me kujdes buqetat me lule për t’i bashkangjtur me të tjerat”- shkroi gazeta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *