• |
ide | kryesore

Bayern Munich shënjestron Vlahovic: Juventus refuzon 50-60 milionë euro, kërkon 30 më shumë

-Instant, Sport
Vlahovic



Dusan Vlahovic mund ta ketë luajtur, kundër Empolit, ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi. I dëmtuar ndaj Milanit dhe gjithashtu i rrezikuar për ndeshjen e fundit në transfertën e Udines, sulmuesi serb është në qendër të dyshimeve të merkatos së Juventus. Bardehzinjtë mund ta shesin përballë një oferte të madhe, duke pasur parasysh edhe paraqitjen e dobët në fushë. Të paktën deri tani. Nuk mungojnë të interesuarit ndër të mëdhenjtë e kontinentit, me Bayern Munich në krye të listës. Gjermanët i kanë hedhur sytë te Vlahovic prej disa kohësh, sepse janë në kërkim të një sulmuesi solid. Bavarezët nuk kanë arritur të zëvendësojnë Leëandoëskin me një sulmues të denjë për rolin e polakut.

Megjithatë, për momentin, oferta e Bayern ka arritur vetëm 50-60 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Një shifër e cilësuar e pamjaftueshme në Torino, ku synohet të arrijnë te 80-90 milionë. Një diferencë e madhe, që megjithatë mund të ngushtohet siç ndodhi verën e kaluar me De Ligt. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes dy klubeve janë më se të mira dhe mund të gjendej mirëkuptimi nëse dëshirohet. Ndoshta me përfshirjen e një shkëmbimi teknik (përmendet emri i Mané).

Bayern deri më tani ka marrë refuzimin e Harry Kane dhe kërkesa e Eintracht Frankfurt për Randal Kolo Muani ka arritur shifrën astronomike prej 120 milionë euro. Shumë. Kështu, Vlahovic do të përfaqësonte një alternativë adekuate duke pasur parasysh raportin cilësi/moshë-çmim. Nga ana e saj, Juventus do të ishte e gatshme për shitje pavarësisht se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm. Zëvendësuesit e mundshëm përfshijnë emrat e Hojlund nga Atalanta dhe Scamacca nga West Ham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *