• |
ide | kryesore

E arrestuar nga SPAK, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë ishte gjobitur nga KQZ për shpërndarje të sloganeve të PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme.

Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.



5 Comments

  1. 2 milion leke???? Pra as 20 mije euro tender???? E keputem korrupsionin. Qenka si puna e asaj historise qe po te kesh dy cigare hashash ne xhep futesh ne burg per 5 vjet. Po te kesh 5 ton ne magazine je burre i nderuar edhe kandidat per kryetar bashkie

  2. Mos u cudisni.mos.u habisni keto pune i di partia. Sot kete biben e perdoren si shashke se nxoren Sajen. Por edhe nese jo nja dy vjete per partine sdo ti bente çdo patronazhist?

  3. Kjo trego se spak eshte organ i pavarur 😂me pare njofton Ramsesin,merre miratimin dhe pastaj bene arrestimin .
    Dhe thone pastaj se pavarsia e gjyqesorit nuk eshte e sigurt,ky eshte ratsti qe tregon pavarsin reale😂

    1. po per kete rast besoj se ka pyetur nje here Ministren a ka dore dhe ajo e besoj pastaj kan vepruar se e ka pas dhe e ka shuuuume xhan ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *