• |
ide | kryesore

Erdogan betohet si president i Turqisë

Lajme, Planet



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar sot si kreu i shtetit,

“Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe historisë së madhe turke për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit … t’i përmbahem kushtetutës, shtetit të së drejtës, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike”, tha Erdogan në një ceremoni në parlamentin në Ankara, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion të shtunën.

Udhëheqësi 69-vjeçar më vonë gjatë ditës do të emërojë kabinetin e tij. Ai përballet me sfida të konsiderueshme diplomatike, mes tensioneve me Perëndimin. Inaugurimi i së shtunës në parlament do të pasohet nga një ceremoni luksoze në pallatin presidencial në kryeqytetin Ankara ku marrin pjesë dhjetëra liderë botërorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *