Khvicha Kvaratskhelia është Lojtari më i mirë (MVP) i Serie A për sezonin 2022/23. Gjeorgjiani i Napolit ka mposhtur konkurrencën në përfundim të një sezoni ëndrrash, kurorëzuar me titullin kampion. Me 12 gola dhe 13 asiste në 33 paraqitje, shifrat mund të përmirësohen kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit. Kvara pason kështu Rafael Leao dhe bëhet më i riu që ka marrë ndonjëherë çmimin në Itali. Për më tepër, ai e bën këtë në vitin e tij të parë, gjë që e kishte arritur vetëm Cristiano Ronaldo (në 2018/19). Provedel, Kim, Barella dhe golashënuesi më i mirë Osimhen u vlerësuan gjithashtu si më të mirët në rolin e tyre. Fagioli mori titullin më i miri U 23 vjeç, i vetmi për një lojtar të Juventus.
Renditjet janë hartuar duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të krijuara duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Hawk-Eye. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (me përjashtim të javës së 38).
“Tani jemi në javën e fundit të atij që ka qenë një vit me emocione dhe kthesa të mëdha, që konfirmoi rikthimin e futbollit italian në nivelet më të larta – komentoi CEO i Lega Serie A Luigi De Siervo –. Në pritje të vendimeve të fundit, ne celebrojmë lojtarët më të mirë në Serie A TIM sipas pozicioneve. Lojtarë që sollën lojëra spektakolare në fushë dhe shprehën vlerat më të mira të sportit. Falënderojmë këta pesë kampionë dhe të gjithë lojtarët, klubet, trajnerët dhe teknikët e stafit që i kanë dhënë jetë një kampionati emocionues, duke u dhënë emocione miliona tifozëve që ndjekin garat tona nga e gjithë bota”.
MË I MIRI ABSOLUT: KHVICHA KVARATSKHELIA
Il migliore in assoluto 🔥
Kvaratskhelia è il miglior giocatore del campionato 🙌
Una stagione di debutto fenomenale che gli vale un meritatissmo posto nel Team Of The Season della Serie A 😍#TOTS @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/4Md15EnJnA
— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
SULMUESI MË I MIRË: VICTOR OSIMHEN
Una macchina da goal ⚽️
Osimhen è il miglior attaccante della stagione 2022/23 👏
Scoprilo presto nel Team of the Season della #SerieATIM 💎🔵#TOTS | @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/aGmGjy9QUp— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
MESFUSHORI MË I MIRË: NICOLO BARELLA
Dominante a centrocampo 💫
Barella è il miglior centrocampista della stagione e presto lo troverete nel Team Of The Season della #SerieATIM💎🔥 #TOTS | @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/B5zgglFnxU
— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
MBROJTËSI MË I MIRË: KIM MIN-JAE
Kim è il miglior difensore della stagione 2022/23 🙌
Vincitore del campionato e presto nel Team of the Season della #SerieATIM💎 🔥Debutto impressionante, congratulazioni 👏#TOTS | @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/Cgf9THC9PL
— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
PORTIERI MË I MIRË: IVAN PROVEDEL
Il maggior numero di clean sheets in campionato 🧤
Il miglior portiere della stagione di #SerieATIM 💎 è Ivan Provedel 🔥@EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/KBjQsHHwpQ— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
UNDER 23 MË I MIRË: NICOLÒ FAGIOLI
Il giovane più splendente della stagione 🌟 Nicolo Fagioli è il miglior U23 della stagione di #SerieATIM 💎 👏@EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/vQKxbtLKar
— Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023