• |
ide | kryesore

Shqiptarët nga Kosova dynden drejt bregdetit, fluks automjetesh në Morinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me nisjen e sezonit turistik, janë rikthyer dhe flukset e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit. Ditën e sotme të shumtë kanë qenë automjetet që hynin në vendin tonë, ndërsa shqiptarët e Kosovës vijojnë traditën, atë të kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar.

Në orët e para të ditës së shtunës, në pikën e kalimit kufitar në Kukës Morinë kaluan rreth 5 600 automjete të vogla dhe autobusë me rreth 9 800 qytetarë.

Pavarësisht fluksit të lartë, nuk u krijuan radhë teksa zbatohet marrëveshja e dy qeverive për kalimet pa kontrolle në kufi për sezonin turistik, e cila hyri në fuqi më 1 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *